Analisti Spartak Ngjela, teksa komentoi seancën e një dite më parë në Kuvend, u shpreh se kaosin në organin ligjvënës, e shkakton korrupsioni.
Në një intervistë televizive, Ngjela u shpreh se frika nga ndjekja penale ka çuar të djathtën në këtë situatë. Por, shtoi ai, kryengritja nuk mund t’i sjellë në pushtet demokratët.
“Ngërçin në Kuvend e krijon korrupsioni, nuk kanë shpresë tjetër ata. Është frika e goditjes penale nga korrupsioni, që e bën PD-në të vijë në këtë gjendje. Janë rrugë pa krye, sepse sado që ta zgjasin, nuk kanë mundësi të vijnë në pushtet me kryengritje. Kush do ta bëjë kryengritjen?
E dyta, janë në monitorim ndërkombëtar. Asgjë nuk mund të ndodhë. E treta, ka një moment që po dëmton Shqipërinë.
Atëherë, këta që kërkojnë të vijnë në pushtet, vijnë për të shkatërruar vendin apo për ta ndërtuar?”/e.t