Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vjet burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri me akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Në një deklaratë për mediat pas vendimit, Beleri dhe avokati i tij Geni Xhyzari e cilësoi këtë një dënim politik me porosi të kryeministrit Rama.
Fredi Beleri është dënuar me dy vite heqje lirie, ndërkohë që po bën pothuaj se një vit në ambientet e paraburgimit. Pasi prokuroria kërkoi 2.5 vite heqje lirie, gjykata vendosi dënimin me dy vite heqje lirie për blerjen e votave në zgjedhjet vendore në Himarë, ku Fredi Beleri kandidonte dhe u shpall fitues nga Komisioni Qendror Zgjedhor. Pas vendimit ka reaguar dhe vet Fred Beleri.
Në deklaratën e shpërndarë për mediat, ai e cilëson seancën një parodi me dëshmi penaliteti të falsifikuar, pa prova dhe pa asnjë dëshmitar. Sipas tij, krimi i vetëm është që “kërkon që himariotët të jenë zotër të tokave stërgjyshore”.
Ai akuzoi kryeministrin Rama dhe u bëri apel sërish SHBA e BE-së për drejtësinë, ndërsa shprehu bindjen se do të gjejë drejtësinë duke i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. “Me dëshmi penaliteti të falsifikuar, pa prova, pa asnjë dëshmitar tjetër veç atij të paguar nga policia, me gjyqtare “të emëruar”, brenda një kafazi prej xhami, duke mos patur mundësinë e komunikimit me avokatin, sot, gjykata shqiptare më dënoi me dy vite burgim.
Krimi që kam kryer është se ne, himariotët, kërkojmë të jemi zotër të tokave tona stërgjyshore. Krimi i kryer nga unë është se bashkëqytetarët e mi himariotë më zgjodhën kryetar bashkie, duke dalë kundër planeve të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. SHBA dhe BE, kjo është drejtësia që ju dëshironi për ne? Gjyqtarëve po u lë komentet e popullit shqiptar. Unë do të vazhdoj përpjekjet e mia për Drejtësi dhe Demokraci, në emër të bashkëqytetarëve të mi. Herët a vonë, unë do ta gjej drejtësinë. Kam aq durim sa duhet për ta çuar deri në fund këtë çështje”, është shprehur Beleri duke shkruar në fund “Kryetari i Zgjedhur i Bashkisë Himarë”.
Reagimi i avokatit
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vjet burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri me akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Në një deklaratë për mediat pas vendimit, avokati i tij Geni Xhyzari e cilësoi këtë një dënim politik me porosi të kryeministrit Rama. “Ju e dëgjuat deklaratën e zotit Beleri dhe keni të gjithë diskutimin e tij. Nëse shikoni një moment sulm të zotit Beleri si e artikuloi kryetari i seancës që bëri gafën e radhës në fillim, ndërpreu diskutimin e zotit Beleri për të transmetuar tensionin që kishte jashtë këtij procesi dhe tensioni i tij nuk na la të dyshonim që do e dënonin me 2 vjet.
E padëgjuar të ndërpritet fjala e të pandehurit. Ky është vendim dhe dënim politik siç e porositi kryeministri, ashtu veproi dhe kjo gjykatë”, tha ai. Avokati theksoi se “prezumimi i pafajësisë e sjell prokuroria që siç e patë nuk solli asnjë provë. 4 ditë ëhstë ndjekur nga polica, është skandali më i madh, por prokuroria ra nën presionin e policisë. Do ta ankimojmë vendimin”.
Ministria e Jashtme greke
“Vendimi jo në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës”
Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme dënoi me dy vite burg Fredi Belerin. “Dënimi nga gjykatat shqiptare kundër kryebashkiakut të zgjedhur të himarës Fredi Beleri përforcon shqetësimet që u artikuluan më herët në lidhje me objektivitetin e procedurës. Dhe kjo për arsye të mohimit të prezumimit të pafajësisë dhe deklaratave dhe veprimeve nga jashtë procesit që ishin në favor të ndëshkimit të tij. Si dhe për faktin se dënimi përfundimtar është dukshëm dis-analog në lidhje me përmasat e të të ashtëquajturës shkelje të ligjit.
Afatit të dënimit me qëllim që mos lirohet, pengon kryebashkiakun e zgjedhur të marrë përsipër qoftë edhe sot detyrën e tij dhe mban në bashki kandidatin e mundur me gjithë vendimin gjyqësor kategorik të disa muajve më parë që impononte largimin e menjëhershëm të tij.
Zbatimi selektiv i vendimeve gjygjësore dhe paragjykimi i këtyre vendimeve gjygjësore bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës. Qeveria greke do të ndjekë nga afër çështjen dhe synon në një gjykim të drejtë dhe objektiv në shkallën e dytë të procesit gjygjësor”, theksohet në reagim.