Gazetari grek vjen për Belerin, habitet nga Tirana: E pakrahasueshme, kjo që po shikoj….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Televizioni grek SKAY ka dërguar dje në Tiranë një korrespodent për të ndjekur live seancën e dënimit të Belerit.
Emisioni i mëngjesit Atériasti ka bërë një lidhje live nga kryeqyteti shqiptar me gazetarin Kristos Xiunos.

Ndërkohë që Xiunos fliste për gjyqin ndaj Belerit, ndodh diçka e paparashikuar. Një nga dy moderatorët e njohur të emisionit, nuk e ndërpreu lidhjen pas mbarimit të raportimit për Belerin, por i shprehu habinë gazetarit për pamjet nga Tirana që shfaqeshin live prapa tij.

Gazetari nga Tirana i përgjigjet “ke shumë të drejtë” dhe shton:
“Kam qenë para shumë vitesh në Tiranë por kjo që shoh këtë herë është e pakrahasueshme. Ka ndryshime të jashtëzakonshme, shoh një zhvillim të madh, ka gjithandej lëvizje dhe ndërtime, makina të reja, të rinj të veshur mirë, nuk ka të krahasuar kjo që shoh me Shqipërinë që njohim”.
Megjithëse flasin shpesh për shqiptarët, mediat greke japin shumë rrallë pamje të freskuara nga Shqipëria, duke përdorur arkivë të vjetëruar.
Kronika nga Tirana e emisionit të njohur të kanalit SKAY mund të shihet duke klikuar KËTU, rreth minutave 14-18./e.t

 

Të fundit

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë ditës dhe temperatura të larta...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Lajme të tjera

Web TV