Video e sherrit mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias mori vëmendjen e publikut gjatë ditës së sotme. Të shumtë ishin ata që aluduan se video është bërë publike nga vetë Princi, me qëllim për të nxjerrë keq Elia Zaharian.
Por ish-Shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Pallatin Mbretëror, Erjon Teli, ka dhënë një tjetër variant ndërsa ishte në një lidhje me “Skype” me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.
Teli tha se video ka dalë nga organet ligjzbattuese, aty ku Princi në mirëbesim e ka dorëzuar si provë për dhunën që familja Zaharia ushtroi ndaj tij.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Kush e ka publikuar videon?
Erion Teli: Kjo video është deponuar sot në organet ligjzbatuese të vendit. Ne aludojmë se ka rrjedhur nga këto organe, do bëjmë një tjetër padi për nxjerrjen e videos. Nga ana e familjes mbretërore kjo nuk mund të ndodhte.
Brikena Prifti: Është regjistruar si provë nga Princi?
Erion Teli: Historia me Elia Zaharian nuk është e para, komunikimi i saj me Princin është shumë i rëndë. Kemi qenë dëshmitrarë të komunikimit të saj histerik. Princi ka qenë koshient që mund të ndodhte diçka e tillë, jam krenar që Princi nuk ra në grackë.
Edhe aktori Amos Zaharia, vëllai i Elia Zaharias ka reaguar pas sherrit të bujshëm ku u përfshi familja e tij dhe Princ Leka.
Ai e quan “trishtim” ngjarjen e ndodhur dje, por të raportuar sot në media.
Elia Zaharia reagon për herë të parë pas sherrit të bujshëm me Princ Lekën.
Në një prononcim për Vizion Plus, Elia Zaharia thotë se çështja me Princ Lekën, me të cilin është në proces divorci është shumë e vështirë për atë dhe familjen e saj.
Elia thotë se nuk është aspak e lehtë për atë, kur kthehet në shtëpi dhe gjen Princ Lekën që përpiqet të dhunojë babanë e saj 73-vjeçar. Ndqërkaq ajo thekson se konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me Princin personalisht. Ajo insiston se e vetmja gjë që bëri ishte të ndalonte dhunën e Princit dhe për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore
“Është situatë shumë e vështirë për mua dhe familjen time, pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjej Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar. Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveç se u përpoqa ta ndaloj! Për çdo gjë gje po ndjek rrugën gjyqësore”, tha Elia Zaharia për Vizion Plus.
Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në proces divorci, pas 7 vitesh martesë dhe më shumë se një dekadë histori dashurie. Ndërkohë që vajza e tyre, Geraldina Zogu është në kujdestarinë e të ëmës, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi./ S.M