VIDEO/ Merr flakë banesa në Vlorë, humb jetën e moshuara

Një person ka humbur jetën në Vlorë këtë të mërkurë, pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.

Burime policore thanë se viktima është një person i paralizuar, i cili vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor.

Dyshimet paraprake të policisë janë se flakët në banesën private në zonën e ish-kapeles janë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.