Chiara Ferragni ka gënjyer në intervistën e fundit, sipas ekspertes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revista “Mow” ka marrë në intervistë eksperten italiane të kriminalistikës Anna Vagli për të analizuar gjuhën e trupit të Chiara Ferragni në intervistën e fundit që u kritikua nga fansat online.

Për të, influencuesja e modës nuk ishte e besueshme dhe e sinqertë në disa momente të intervistës, sidomos kur foli për Fedez.

“Kur u pyet për Fedez ajo tha se nuk është mbyllur akoma çdo gjë. Por mbylli sytë. E analizuar nga këndvështrimi i gjuhës së trupit ky veprim tregon që ajo po gënjente. Disa herë ul shikimin, ngre shpatullat pa vullnet dhe me të gjitha këto ajo po tregon mungesë konsistence. Në disa raste, Chiara ul zërin me një ton”, shprehet ekspertja.

Ajo thekson se sytë e Ferragnit mbyllen edhe kur flet për bamirësinë, por në atë moment ajo bën edhe një gabim tjetër duke përsëritur fjalë të caktuara shumë shpesh. Kjo, sipas Vagli është shenjë e pastër e gënjeshtrës dhe gabim fatal në komunikim.

Anna thotë se Chiara u vesh me të zeza për të pastruar imazhin e saj dhe për po të njëjtin arsye nuk veshi asgjë nga marka e saj. Qëllimi është të transmetohet seriozitet dhe kthjelltësi.

Mesa duket, teoritë për këtë intervistë të Chiara Ferragnit jo vetem nuk do shuhen, por do të shtohen./E.Ç

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV