Panairi i Turizmit në Berlin, Belshi fiton çmimin e dytë mes 100 vendeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i Belshit ka fituar në panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, çmimin e dytë si destinacioni i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun Arif Tafani, dhe ekipin e bashkisë Belsh si dhe sipërmarrësit që me investimet e tyre po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë.

‘Belshi i Rilindur nga ferrat e plehrat ku e gjetëm kur morëm detyrën, fitoi dje Çmimin e Dytë si destinacion i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin.

Një super bravo kryetarit të bashkisë Arif Tafani, ekipit simpatik të Bashkisë Belsh, sipërmarrësve të vegjël të Belshit që me investimet e tyre në hoteleri e shërbime po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, si edhe komunitetit të mirë e mikpritës belshiot.’- shkruan Rama./e.t

Të fundit

Takimi me dyer të mbyllura! Lista për deputetë, çfarë kërkon Rama nga kryebashkiakët!

Para se të zyrtarizojë ekipin dhe programin e PS për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama për dy...

Kamala Harris në dilemë; të kandidojë për guvernatore apo presidencialet e 2028

Ish-zëvendëspresidentja Kamala Harris po konsideron seriozisht një kandidim për guvernator të Kalifornisë – dhe i ka dhënë vetes një afat për të vendosur. Në një...

Nesër 8 Marsi, Veliaj: Transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur një nismë speciale për nënat, zonjat dhe vajzat...

Berisha thirrje për bojkot të mësimit, “shpërthen” Braçe: Duhet të kesh probleme mendore

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas apelit qesharak të Sali Berishës, i cili u bëri thirrje fëmijëve që të mos shkojnë por të...

Rënia e euros nxit qytetarët, bizneset zgjedhin kreditë në euro, qytetarët në lek

Kredia në euro shënoi një rritje të dukshme vitin e kaluar. Bizneset dominuan kërkesën për valutë të huaj, ndërkohë që konsumatorët konvertuan kreditë e...

Lajme të tjera

Web TV