Ky është vendi që konsumon më shumë djathë në Europë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri nga agjencia e kërkimi të tregjeve Mintel, thotë se nëntë nga dhjetë vende që prodhojnë dhe konsumojnë më shumë djathin janë në Europë. Mund të jenë të pakta gjërat për të cilat njerëzit bien dakord në jetë, por nëse ka diçka për të cilën ka pëlqim masiv, kjo është padyshim dëshira për djathin e mirë.

Në çdo pjatë, djathi si përbërës shton më shumë shije. Ju mund ta shtoni në recetën e pastave, në sanduiçe, ose patate, djathi është një produkt që përsos më së miri recetat e gatimeve tuaja.

Por, duket se disa vende e duan më shumë se të tjerët djathin për shumë arsye. Si renditen shtetet e Europës në “dashurinë” e tyre për djathin, nga ai që konsumojnë, importojnë dhe eksportojnë? Zbuloni kush e mban kurorën e vendit të parë!

Vendi i tetë-10/ Skandinavia importon më shumë djathë cheddar

Suedia, Finlanda dhe Danimarka nuk janë prodhues masiv djathi, por ata duan ta konsumojnë atë. Vendet nordike nuk janë domosdoshmërisht të parët që do të mendonit në renditje kur bëhet fjalë për djathin, por ato janë shumë të dedikuara ndaj këtij produkti. Finlanda doli në vendin e 10-të në listën e Mintel, Danimarka në vend të nëntë dhe Suedia në të tetin, edhe pse prodhon mbi 25 varietete djathërash.

Vendi i shtatë/ Zvicra dhe gama e djathërave të ndryshëm

Fondue dhe Emmental janë dy nga djathërat zviceranë të njohur globalisht. Por, ky vend importon edhe më shumë djathë. Pavarësisht se prodhon 32 lloje të ndryshme të saj, Zvicra renditet si vendi i tretë në botë për shpenzimet për frymë për djathin, pas Holandës dhe Belgjikës.

Vendi i gjashtë/ Britania e Madhe dhe djathi Cheddar

Lexo edhe :  VIDEO/ Aktorit të humorit i ndodh e papritura, bie nga skena gjatë spektaklit

Nuk ka ekzagjerime kur thuhet se njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar e kanë djathin në tru. I famshëm për varietetet si Cheddar dhe Stilton, kompania Mintel zbuloi se 70% e konsumatorëve britanikë thonë se blejnë djathë cheddar, ndërsa 36% blejnë djathë rajonalë britanikë.

Vendi i pestë/ Austria dhe djathi tradicional

Austria nuk bën dallime kur vjen puna te djathi, sepse ata konsumojnë djathë vendas, por edhe të huaj. Me qumështin e lopës të papërpunuar nga Alpet, përveç djathi vendas, Austria shpenzon edhe 64 milionë dollarë për djathë të importuar.

Vendi i katërt/ SHBA-të dhe dashuria për djathin amerikan Kraft

I prerë në feta ose i copëtuar, në SHBA ka mbi 523 lloje djathërash. Por, dashuria për varietetin tradicional Kraft Single shkon përtej pritshmërive duke e bërë këtë djathë më të konsumuarin.

Vendi i tretë/ Belgjika

Çfarë shijon më shumë se një birrë belge dhe disa kube djathi? Vendi me më pak se 12 milionë banorë doli i treti në Europë për konsumin e djathit, ndërsa importon gati 1.6 kilogramë djathë për person çdo vit.

Vendi i dytë/ Franca dhe djathi Camembert

Franca prodhon mbi 246 lloje të ndryshme djathërash, por cili është sekreti që e rendit në vend të dytë në këtë listë? Ky vend është importuesi më i madh në Europë i djathërave të huaj dhe kjo është përgjigjja.

Vendi i parë/ Holandezët mbajnë kurorën e djathit

Holanda është vendi që mban kurorën e fituesit, pasi është vendi i djathërave të famshëm gouda dhe edam. Vendi i vogël me vetëm 17 milionë banorë importon djathë me vlerë marramendëse prej 14 dollarësh (13 euro), gati 3.1 kilogramë për person çdo vit, duke i bërë ata blerësit më të mëdhenj të djathit në Europë./E.Ç

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV