Sociologu Gëzim Tushi tha në një intervistë për Euronews Albania, se në shoqërinë tonë janë gratë ato që vuajnë më tepër dhunën.
Sipas tij 96% e krimeve në familje bëhet nga burrat, ndërsa gratë vijojnë të mbeten të pasigurta. Sociologu ngriti edhe problematikën e pagesës. Ai tha se në përputhje me punën që bëjnë gratë paguhen shumë pak.
“Është një turp social i vazhduar. Kemi kaq kohë që evidentohen statistikisht nivele të larta dhune ndaj grave, kjo lidhet me paragjykimin që ne kemi për trupin e gruas. Gjykimet dhe paragjykimet për gruan lidhen me seksualitetin e saj, me seksin dhe me gjininë.
E para është biologjike e dyta është seksuale. Ne kemi meshkuj që kanë mentalitetin se gruaja është për të kënaqur burrin, ndaj ka edhe shumë raste përdhunimesh.
E dyta niveli i dhunës nuk është i lidhur vetëm me trupin e gruas, ne në shoqërinë shqiptare e kemi në nivele shumë të larta punën e papaguar të grave në shoqëri.
Nuk u njihet grave asnjë prej 70% e punëve që gratë e vajzat bëjnë në shoqëri. Kjo është padrejtësi sociale.
Dhuna mbi gratë “është demokratizuar” është përhapur. Ndihen të pasigurta, niveli i kriminalitetit është në nivele shumë të larta”,-tha socilogu./ S.M