Sarfaraz Rahimi, anëtar i bordit ‘Nejat Albania’ ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania së bashku me bashkëshorten e tij shqiptare Erisa Idrizi.
Kjo e fundit u shpreh se ka një djalë në moshën 6-vjeçare, i cili flet tre gjuhë të huaja, por gjuhën shqipe e flet pak me vështirësi.
Mes tjerash ajo theksoi se është e lumtur dhe e plotësuar familjarisht duke shtuar se e mbështesin shumë njëri-tjetrin në çdo aspekt.
“Tani djali im flet tre gjuhë të huaja, përveç shqipes që e ka pak problem. Ne në shtëpi flasim gjithë kohës persisht ose anglisht dhe unë jam e lumtur. Kemi krijuar atë grupin tonë, për çdo gjë flasim me njëri-tjetrin. Ka shumë të tjerë që bashkëjetojnë me iranianë, kanë fëmijë me iranianë dhe janë të lumtur. Unë për vete jam e plotësuar familjarisht.
Nuk ndërhyjmë te gjërat e njëri-tjetrit, japim mbështetje emocionale për njëri-tjetrin, e ndihmojmë nga ana ligjore, bëjmë konsulenca të ndryshme. Ne i ftojmë shumë iranianët që të vijnë në shtëpinë tonë për të ju thënë qe s’janë vetëm.
Deri diku ia kemi arritur qëllimit. Unë i shikoj ata si mbështetje. Shumë shpesh më janë gjetur pranë iranianët sesa familjarët e mi, që ndonjëherë si kanë pasur mundësitë”-tha ajo./ S.M