Përmbytjet ‘bëjnë kërdinë’ në këtë vend, raportohet për 26 të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që goditën ishullin e madh të Sumatrës të Indonezisë kanë vrarë 26 persona dhe kanë lënë të paktën 11 të zhdukur, sipas zyrtarëve.

“11 persona janë të zhdukur dhe 26 janë gjetur të vdekur”, tha në një deklaratë Abdul Muhari, një zëdhënës i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rrethin Pesishir Selatan të provincës Sutmatra perëndimore, duke detyruar më shumë se 75,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të nxitojnë në strehimore të përkohshme.

“Numri i të vdekurve mund të rritet më tej,” paralajmëroi Fajar Sukma, kreu lokal i shërbimeve të shpëtimit.

Ndërsa reshjet e shiut vijojnë edhe sot, kushtet e motit dhe ndërprerjet e energjisë elektrike po vështirësojnë punën e ekipeve të shpëtimit.

Dje, të dielën, ata arritën në zonat më të prekura dhe gjithashtu shpërndanë ndihma për të larguarit nga banesat e tyre, kryesisht çadra, ilaçe dhe ushqime.

Qindra banesa, por edhe ura, xhami dhe objekte publike janë dëmtuar nga përmbytjet.

Rrëshqitjet e dheut ndodhin rregullisht në Indonezi gjatë sezonit të vazhdueshëm të shirave. Problemi është përkeqësuar në disa rajone për shkak të shkatërrimit të pyjeve./O.S

Të fundit

Katër herë rresht që thotë më vodhi Rama!/ Pse nuk ikën kur s’je i aftë të mbrosh votat?

Nga Spartak Ngjela Saliu sërish sot si edhe para katër vitesh po thotë se atij ia kanë vjedhur votat. Po kjo...

Si rrallëherë, Sara Hoxha flet për familjen, “BBVA” dhe punën krah Ledionit

Sara Hoxha ka folur për shumëçka, duke nisur që nga familja e saj, karriera dhe dashuria me Ledion Liçon. Sara rrëfeu ndër të tjera...

Dash Shehi pranon humbjen, jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim

Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Dash Shehi jep dorëheqjen nga Djathtas për Zhvillim Kombëtar. Në një konferencë për mediat kreu i këtij...

Mega-operacioni “Ura”/ Urdhër-arrest për një avokat në Durrës dhe një ish-polic

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me megaoperacionin e koduar “URA” e zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, kundër trafikut të lëndëve narkotike...

Arrestohet teksa po fuste para në xhep kryebashkiaku italian

Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i bashkisë akuzohet për krime kundër...

Lajme të tjera

Web TV