Ilaçi Bisolvon po tregtohet me çmime të ndryshme në farmaci të ndryshme, në disa raste edhe me diferenca të mëdha në çmim.
Bisolvon është një ilaç i thjeshtë për kollën që cili ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Ai përdoret për të trajtuar gjendjet si një ftohje e zakonshme, infeksione të rrugëve të frymëmarrjes ose grip që shoqërohen me prodhim të shtuar të sekrecioneve.
Ky ilaç me nga 20 tableta, po shitet me çmime të ndryshme. Siç shihet edhe në këto foto kutia e parë kushton 286 lekë të reja, ndërsa në kutinë e dytë çmimi trefishohet duke arritur shifrën 713 lekë të reja.
Report Tv iu interesua se përse ky ilaç po tregtohet me një diferencë të tillë në çmim. Pullat e çmimeve me të cilat tregtohen barnat vendosen nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Kësisoj, mundet që disa farmaci ta kenë pasur këtë ilaç gjendje më parë dhe pulla e çmimit i është vendosur më herët.
Por, ka edhe farmaci që e kanë porositur këtë ilaçin këto kohë dhe çmimi ndryshon për shkak të llogarive të reja. Çmimi mund të jetë më i madh ose më i vogël./ S.M