“21 Janari” do të hetohet nga SPAK, analisti zbërthen prapaskenat e forta: Do ketë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dosja e “21 Janarit” do hetohet nga SPAK. Analisti Skënder Minxhozi në një studio televizive deklaron se është vendim i mirë që 21 janari tashmë do të hetohet nga SPAK. Minxhozi shtoi se është një ngjarje që do të marrë një vëmendje të shtuar, pasi do të sjellë sipas tij edhe dëshmi apo fakte të ndryshme.

“Ne kemi thënë disa herë që drejtësia e re provën e zjarrit e ka kur të fillojë të hetojë përveç vjedhjeve edhe vrasjet. Lënia mënjanë e vrasjeve të bujshme si Gërdeci dhe 21 janari, ndërkohë që flitet për korrupsion apo keqqeverisje, besoj ishte një mangësi e madhe e punës së SPAK.

Si në mandatin e Krajës ashtu në atë të Dumanit. Kur them se u bë keq që u çua tek prokuroria e Tiranës nënkuptoj se është si ta çosh në bulevard që të vijë ta marrë një nga pëllumbat që ushqehen me misër. Më mirë hidhe në Lanë. Sot kur gjykata e lartë dënon prokurorinë më të lartë, është një ngjarje, që me faktin që vazhdon të mos jetë e zgjidhur krijon përshtypje se sa herë që sillet në kaos, pasi e kemi një precedent, kur Gërdeci i harruar sapo u rihap, procesi mori përparësi dhe ka hyrë sërish në jetët tona.

Ka një vëmendje publike shumë të shtuar dhe unë parashikoj që do të jetë me njëjtën korsi dhe do të ecë si “21 janari” në momentin që një korsi do të fillojë ta hetojë zyrtarisht. Pra do të dalin dëshmi, do të ketë njerëz që akuzojnë njëri-tjetrin do të shihet si u pengua drejtësia”, tha Minxhozi./O.S

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV