Pas vendimit për hetimet ndaj “21 Janarit”, Berisha merr tjetër “goditje”nga GjKKO

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Mësohet se GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Berishës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Edhe për dhëndrin e ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar rekursin, duke e lënë gjithashtu në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se që prej 30 dhjetorit, kryetari i PD-së ndodhet në arrest shtëpie.

Prokuroria e Posaçme e akuzon ish-kryeministrin për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi

Nga ana tjetër, Malltezi akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën./O.S