Pentagoni: Do dërgojmë 300 milionë dollarë armatime të reja për Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pentagoni do të dërgojë me shpejtësi armatime me vlerë prej 300 milionë dollarësh në Ukrainë, pasi shqyrtoi kontratat aktuale dhe identifikoi hapësira për të ulur kostot. Shtëpia e Bardhë tha të martën se sidoqoftë ushtrisë i duhen të paktën 10 miliardë dollarë buxhet shtesë për të riplotësuar të gjitha armatimet që ka tërhequr nga rezervat për t’ia dërguar Ukrainës.

Kjo është ndihma e parë për Ukrainën që njofton Pentagoni që nga muaji dhjetor, kur pati njoftuar se kishin mbaruar fondet. Madje gjatë ditëve të fundit, zyrtarët pranuan publikisht se jo vetëm që kishin përfunduar fondet, por se duheshin edhe 10 miliardë dollarë të tjera.

Njoftimi u bë ndërsa Ukrainës i ka rënë në mënyrë të rrezikshme niveli i municioneve dhe ndërsa përpjekjet për të siguruar armatim të ri kanë ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtive të ligjvënësve republikanë. Zyrtarët amerikanë patën këmbëngulur prej muajsh se Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin në gjendje të rifillonin me dërgesat e armatimeve derisa Kongresi të miratonte fondet shtesë, të cilat janë pjesë e projektbuxhetit të ngecur.

Fondet shtesë do t’i kishin mundësuar Pentagonit që të tërhiqte nga rezervat aktuale bazuar në urdhëra ekzekutivë të presidentit, për t’i dërguar ato në Ukrainë dhe për të shpallur kontrata të reja për blerje armatimi që do të zëvendësonte këto rezerva të nevojshme për gjendjen e gatishmërisë së ushtrisë amerikane.

“Kur forcat ruse përparojnë dhe godasin me artileri, Ukraina nuk ka municion të mjaftueshëm për t’iu kundërpërgjigjur zjarrit”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan, ndërsa njoftoi ndihmën prej 300 milionë dollarësh.

Pentagoni gjithashtu ka vepruar në kuadrin e një iniciative tjetër për Ndihmën për Sigurinë e Ukrainës (USAI), që ka mundësuar financimin e kontratave më afatgjata me industrinë e mbrojtjes për të prodhuar armë të reja për Ukrainën./O.S

Të fundit

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie po bëhet e pamundur për...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim...

Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Riviera shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të yjeve ndërkombëtarë. Bukuritë natyrore, deti kristal, plazhet e...

Lajme të tjera

Web TV