Veliaj shigjeton opozitën/ “Demokratët i bëjnë gjërat me inat, ndaj s’kanë të ardhme”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vijim të turit për anëtarësimet në Partinë Socialiste, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shigjetoi opozitën.

Veliaj tha se opozitarët shkojnë në PD vetëm për shkak se kanë inat dikë dhe jo për passion.

Ai deklaroi se për këtë arsye gjërat që bën PD zgjasin pak dhe nuk kanë të ardhme, ndërsa pretendoi se e kundërta ndodh me socialistët.

“Në dallim nga pala tjetër, kur i pyet pse jeni demokratë, ata thonë se një nga arsyet pse janë pjesë e asaj partie është se kanë inat dikë. Unë besoj se gjërat që bëhen me inat, janë gjëra që zgjasin pak dhe nuk kanë të ardhme. Çështja është si t’i bëjmë gjërat me pasion. Ne nuk jemi bashkuar se kemi inat ata të tjerët, ne jemi bashkuar se kemi pasion për veten tonë, për familjen tonë, për fshatin tonë. Me këta kundërshtarë duhet të bëjmë një debat për të parë kush bën punë, kush premton, kush i mban premtimet, kush i çon deri në fund misionet e veta dhe kush është aty që të pengojë. Ne nuk jemi mbledhur se kemi inat, apo se duhet të mundim ata. Ne jemi mbledhur se besojmë në këto vlera dhe këtë betejë ne duhet ta fitojmë përditë, për veten tonë, për familjen tonë dhe për të gjithë komunitetin tonë”, nënvizoi Veliaj.

Sipas kryebashkiakut, nuk ka asnjë qendër votimi që nuk mund ta fitojë Partia Socialiste. Ai tha se pjesa më e shëndoshë e shoqërisë po afrohet pranë PS, duke e cilësuar këtë një kompliment të madh për këtë forcë politike.

“Në PS kemi një burim të pashtershme energjie. Unë besoj fort se nuk ka asnjë qendër votimi që nuk e fitojmë dot. Ata mund të kenë qendra votimi që nuk i afrohen dot kurrë. E keni vënë re, për shembull, që të gjithë ata që na bashkohen janë të shkëlqyer, me të gjitha dhjeta? E keni vënë re që gjithë presidentët e gjimnazeve janë anëtatrësuar në PS? Ky është një kompliment shumë i madh për PS se do të thotë që po afrohet pjesa më e shëndoshë e shoqërisë”, theksoi ai./O.S

Të fundit

“Na jep lekë, motorin dhe orën!” Rrëmbehet për 5 orë djali i biznesmenit

Pesë orët e kaluara në duart e rrëmbyesve të djalit të një biznesmeni nga Athina ishin të tmerrshme. Katër...

Titulli kampion i Champions për femra i takon Arsenalit, rrëzohet nga “froni” Barcelona

Përpjekjet e ekipit të femrave të Barcelonës për të triumfuar për herë të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, janë ndalur nga Arsenali. Ekipi i...

Dua Lipa i kërkoi 3,5 mln dollarë klubit të futbollit për një natë live!

Pas sigurimit të titullit të 25-të në Superligën turke, klubi i njohur Galatasaray kishte planifikuar një festë madhështore për të kremtuar këtë arritje historike....

Trump pret një familje shqiptare në Shtëpinë e Bardhë, jep dhuratën speciale

Familja shqiptare Xhaferi u prit në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti amerikan, Donad Trump, në kuadër të një nisme të organizatës "Make a Wish...

Dështimi në Serie A, Asllani i motivuar: Të pushtojmë Europën!

Besimi ndaj tij erdhi në rritje sa më shumë afrohej fundi. Kristian Asllani ishte titullar për Interin, në ndeshjen përmbyllëse të Serisë A, atë...

Lajme të tjera

Web TV