Dialogu Kosovë-Serbi/ Escobar: Edhe Beogradi duhet të marrë vendime të vështira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Idërguari i Posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi ka vizituar sot (13 mars) Prishtinën ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani me të cilën ka mbajtur edhe një konferencë për mediat.

Lidhur me kërkesat ndaj shteteve për t’u angazhuar në dialog, Osmani tha se Prishtina zyrtarë është tepër e përkushtuar por theksoi që në mënyrë që ky proces të jetë sukses duhet që BE të ketë një qasje të barabartë ndaj Kosovës dhe Serbisë.

“Jemi thellësisht të përkushtuar. Suksesi i këtij procesi varet edhe nga qasja parimore dhe e barabartë e ndërmjetësuesit në këtë rast të BE-së ndaj palëve dhe që është kruciale që të ketë zbatim të plotë të marrëveshjeve të dakorduara në vitin e kaluar, veçanërisht marrëveshjes bazike dhe aneksit të Ohrit. Prandaj, qasja selektive vetëm neneve të caktuara të marrëveshjes nuk do të ndihmojë sepse të gjitha nenet kanë rëndësi, prandaj edhe zbatimi duhet të jetë i plotë dhe jo i pjesshëm. Në këtë drejtim, angazhimi dhe roli i SHBA-së mbetet kyç për një përmbyllje të suksesshme të procesit të dialogut që do të çonte drejt njohjes së ndërsjellë siç është përmendur në letrën e fundit të Presidentit Biden”- u shpreh Osmani.

Nga ana tjetër, Escobar tha se diskutimet ishin pëqendruar edhe në vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb. Ai u shpreh më tej se edhe Serbia duhet të marrë vendime të vështira në mënyrë që marrëveshja e Ohrit mes dy vendeve të bëhet realitet.

“Ka shumë punë për të diskutuar për disa sfida, duke përshirë edhe vendimin e BQK-së për të gjetur mënyra se si të ecim përpara që përfshijnë Asociacionin po jo vetëm atë. Siç e përmendi edhe presidentja, të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë dhe gjithashtu për të pasë një marrëveshje historike. Por, ne ftojmë edhe Serbinë që të vazhdojë të zbatojë, prandaj nuk është një përpjekje unilaterale që vetëm Kosova duhet të marrë vendime të zorshme e të vështira që marrëveshja e Ohrit të bëhet realitet”– tha Escobar./O.S

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro blihet me 97.8...

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në “Diego...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Lajme të tjera

Web TV