Ëmbëlsira e ditës së verës/ Sekretet e ballokumes, traditë e festës

Në Elbasan e ruajnë ende traditën e gatimit të ballokumeve në prag të ditës së verës.

Englet Baku, recetën e ëmbëlsirës simbol të festës e ka trashëguar nga gjyshja e mandej nëna e tij.

Tregon se të gjithë përbërësit duhet të jenë të freskët, përveç gjalpit që këshillohet të jetë i vjetër.

Receta origjinale kërkon ujin e finjës ndërsa përpunimi i përbërësve rekomandohet të bëhet në një enë bakri.

Procesi përgatitjes është i gjatë dhe i mundimshëm.

Duhet kujdes jo vetëm në masën e përbërësve por edhe gjatë pjekjes që duhet të jetë e ngadaltë.

Ballokumen nuk e ka zëvendësuar asnjë ëmbëlsirë tjetër dhe interesi për të është i lartë jo vetëm në ditën e verës por çdo kohë.

Embelsira autentike shqiptare pergatitet edhe në qytete të tjera të vendit por elbasanllinjtë thonë se ballokumen e vërtetë mund ta gjesh vetëm në qytetin e tyre /  S.M