A është gabim që u puthëm në takimin e parë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse ndjenjat janë të pastra, të vetëdijshme dhe të vërteta asgjë nuk është e gabuar!

Ndërsa është krejtësisht normale të mendosh për puthjen që në momentet e para takimit. Nëse jeni duke kaluar një takim të mirë, biseda po rrjedh dhe ju mund të ndjeni shkëndijat që fluturojnë mes ju të dyve, pse jo.

Shihni nëse keni kimi

Ndonëse mund të keni shumë të përbashkëta, puthja në takimin e parë ju mundëson të shihni nëse keni ndonjë potencial romantik dhe jo platonik. Nëse puthja është aq e mrekullueshme sa ishte takimi, ky mund të jetë një tregues i shkëlqyeshëm që ju keni stile që përputhen.

Shijoni momentin

Një arsye tjetër pse njerëzve u pëlqen të puthen në takimin e parë është se puthja është – le ta pranojmë – argëtim. Kur keni pasur një takim të parë të këndshëm, tërheqës dhe emocionues me dikë, mbyllja e mbrëmjes me një puthje të mrekullueshme franceze mund të jetë një mënyrë për të shtuar një pikëçuditëse në kohën e mrekullueshme që keni kaluar me njëri-tjetrin.

Lini takimin e radhës

Ata që janë kundër puthjeve në takimin e parë shpesh besojnë në mentalitetin “më pak është më shumë”. Ndërsa qartësisht keni kaluar një kohë të mirë me këtë person, ka diçka për ta lënë atë të dëshirojë më shumë që mund të funksionojë në favorin tuaj. Duke refuzuar një puthje në një takim të parë, bëheni më të motivuar dhe të prirur të dilni në një takim të dytë.

Besojini stomakut tuaj

Kur bëhet fjalë për puthjen në një takim të parë, është e rëndësishme tëkuptoni se është tërësisht vendimi juaj. Duke qenë se asnjë takim i parë nuk është i ngjashëm, ju takon juve të vendosni nëse dëshironi ta puthni këtë person apo jo. Ka shumë faktorë që mund të luajnë një rol në këtë vendim, dhe ndonjëherë vendndodhja e takimit të parë, ora e ditës, apo edhe moti mund të jenë arsyeja për të puthur ose për të mos puthur në fund të takimit. Çelësi është t’i besoni ‘stomakut’ dhe të shkoni me atë që ju thonë instinktet./E.Ç

Të fundit

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një...

Makina përplaset me turmën në Los Angeles, ka të plagosur rëndë

Të paktën 28 persona janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në Santa Monica Boulevard në Los Angeles. Sipas mediave të...

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm...

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për shkak të formës jo të...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Lajme të tjera

Web TV