Përfundojnë sërish në gjykatë Angelina Jolie dhe Brad Pitt!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpjekja e Angelina Jolie për të hedhur poshtë padinë e Brad Pitt për vreshtin e tyre francez është refuzuar nga një gjykatës, zbulon The US Sun. Kjo do të thotë se beteja e ashpër gjyqësore e ish-çiftit mbi kantinë e verës Chateau Miraval do të shkojë drejt gjyqit.

Zhvillimi vjen pasi Angelina, 48 vjeçe, kërkoi në nëntor përmbysjen e një vendimi paraprak që lejonte pretendimet e Brad të vazhdonin. Por gjyqtarja Lia Martin hodhi poshtë argumentet e Angelina në Gjykatën e Lartë të LA javën e kaluar dhe la në fuqi vendimin e saj të mëparshëm.

Brad, 60 vjeç, po kërkon të anulojë shitjen e Angelinës në vitin 2021 të aksioneve të saj në vreshtin, miliarderit rus Yuri Shefler. Ai pretendon se shitja nuk ishte e vlefshme, por avokatët e Angelina argumentuan se padia e tij është “joserioze, keqdashëse dhe pjesë e një modeli problematik”.

Gjykatësi javën e kaluar i dha ekipit ligjor të Pitt dritën jeshile për të paditur Angelinan për shkelje të kontratës.

Kjo është goditja e fundit ligjore për Jolie dhe pronarin e vodkës Stolichnaya Shefler këtë vit. Një gjykatë në Luksemburg kohët e fundit i hoqi përkohësisht Shefler disa prej aksioneve të tij, duke e bërë në fakt Pitt aksionarin e shumicës.E.Ç

Të fundit

Natë ferri në Kiev, Rusia zgjedh raketat në vend të diplomacisë

Ukraina u zgjua mes bombardimeve intensive të Rusisë këtë të enjte, të cilat vranë të paktën 17 vetë, përfshirë...

Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas disfatës 3-0 në takimin e...

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni,...

Lajme të tjera

Web TV