I zunë pritë dhe e ekzeutuan në banesë, zbulohet lidhja e Bejtjas me Vis Martinajn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gentian Bejtja i kishte shpëtuar tre atentateve të mëparshme, përpara se të vritej pasditen e kësaj të premteje në oborrin e banesës së tij në Fushë-Krujë.

Burime bëjnë me dije se Bejtja njihej për konfliktet që ka pasur me vëllezërit Bami, Valter dhe Durim Bami.

Gjithashtu, sipas saj, Bejtja është marrë në pyetje në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

“I ka shpëtuar dy atentateve të tjera ku ka mbetur i plagosur. Në atentatin e tretë, që u ngatërrua objektivi, u vra kunati i tij dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur. Sot autorët kanë këmbëmngulur derisa arritën eleminimin e tij. Ai ka pasur një sërë precedentësh në fakt. Stafuka ishte miku i Gentian Bejtjas, kishin bërë disa ngjarje kriminale bashkë. Ngjarja e parë që janë dyshuar, ka qenë atentati ndaj ish komisarit Dritan Lamaj.

Automjeti i përdorur nga atentatorët ishte vjedhur nga Gentian Bejtja. U arrestuan edhe Bejtja edhe Stafuka, por Bejtja u la i lirë. Ngjarjet e fundit, hetimet e policisë u orientuan drejt ngjarjes së Fushë-Krujës, ku mbeti i vrarë nipi i Ervis Martinajt dhe u vranë dy shokët e tij.

Ishte person që ishte pyetur në lidhje me zhdukjen e Ervis Marinajt. Ai u mor në pyetje si person që kishte dijeni për ngjarjen. Ka pasur dyshime edhe për ngjarje të tjera, si për atentatin ndaj Marklen Haklës, nga Nikla e Fushë-Krujës. Njihej edhe për problemet që ka pasur me vëllezërit Bami, Valter dhe Durim Bami”, theksoi ajo./O.S

Të fundit

“Messi nuk më foli për tre muaj, pastaj…”

Një episod i pazakontë ka dalë në dritë nga brenda dhomave të zhveshjes së Argjentinës dhe PSG-së, me protagonistë...

Bie numri i pushuesve në Tushemisht, operatorët tregojnë arsyet

Në kulmin e sezonit veror, Tushemishti, një nga fshatrat më të bukur dhe të vizituar të Pogradecit, po përballet me mungesë të theksuar pushuesish....

Privatësia në rrezik, çfarë të dhënash mbledh Windows për ju?

Microsoft ka mbledhur të dhëna përdoruesish përmes sistemit operativ Windows për vite me radhë dhe tani ka ndarë saktësisht se çfarë informacioni regjistrohet dhe...

Agjencitë britanike zbulojnë identitetin e 18 agjentëve rusë

Nga Luigi Ippolito, Corriere della Sera Të përfshirë në sulme infrastrukturore dhe zbulim online për të ndihmuar ushtrinë ruse, me qëllim destabilizimin e kontinentit Një rrjet...

Avioni “Eurofighter” goditet nga zogjtë, momenti i rrallë kapet nga kamerat

Çdo vit, dhjetëra mijëra zogj përplasen me avionë anembanë botës, por jo shumë prej këtyre rasteve kapen nga kamera. Megjithatë, një fotograf spanjoll ka kapur...

Lajme të tjera

Web TV