“Në Vlorë trëndafili fiton vetë”, Rama: E rëndësishme çfarë bëjmë me fitoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas tij, duhet që ekonomia të fuqizohet duke investuar në sektorë me potencial të madh, si turizmi.

“Ne kemi bërë progres në ekonomi por nëse ekonomia sot është më mirë se çka qenë ndonjëherë tjetër, progresi është i pamjaftueshëm sepse krahasimi me të djeshmen është i pakrahasueshëm. Ne duhet ta fuqizojmë më tepër ekonominë dhe të bëjmë gjërat që duhet në një sektor ku ka potencial shumë të madh”– tha Rama.

Sa i takon rezultateve të arritura nga PS në qytetin bregdetar, Rama tha se mundësia është që të ketë arritje edhe më të mëdha. Kryesocialisti tha se ambicia në Vlorë është për rezultat akoma më të madh pasi vetë logo e PS mund të fitojë përballë forcave të tjera politike.

“Vlora është një nga pikat ku shembujt e progresit të bërë janë të shumtë por edhe një nga pikat ku mund të shihet sesa shumë ka për të humbur nëse PS nuk është në lartësinë e detyrës dhe nuk është në gjendje të sillet si forcë që ka mbi shpatulla Shqipërinë. Vlora është një vend ku ne kemi marrë rezultate që në dukje janë të larta, në fakt Vlora është një vend ku nuk kemi marrë rezultatin që duhet të marrim. Në Vlorë trëndafili fiton vetë. Ambicia jonë në Vlorë është për më shumë që potencialin që kemi ta shfrytëzojmë maksimalisht. Në Vlorë çështja nuk është a fitojmë apo jo por çfarë bëjmë me fitoren. Sepse ajo që marrim mbrapsht është një rritje ekonomike më e madhe.”– përfundoi kryeministri.

 

/O.S

Të fundit

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Lajme të tjera

Web TV