Blinken: Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë të gjitha zotimet e dialogut të Brukselit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kërkoi nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

 

Ai tha se procesi i dialogut në Bruksel, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, është mekanizmi i vetëm që Kosova dhe Serbia të normalizojnë raportet.

Gjatë një konference për media në Vjenë, së bashku me homologun e tij austriak, Alexander Schallenberg, kryediplomati amerikan tha se njerëzve në rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk iu duhet kthim prapa, por të lëvizin para dhe të integrohen në Bashkimin Evropian.

“Ne po ashtu po punojmë së bashku [me Austrinë] për të përmirësuar raportet midis Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është mekanizmi i vetëm i zbatueshëm, rruga e vetme përpara. Ne duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe përpjekje konstruktive nga të dyja palët, nga Kosova dhe Serbia, për të stabilizuar raportet e tyre dhe të lëvizim drejt kësaj rruge. T’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë dhe të zbatojnë të gjitha zotimet e dialogut”, tha Blinken.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian vazhdimisht i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në dialogun e Brukselit dhe të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.

Vitin e kaluar, palët arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Kjo marrëveshje, prej 11 nenesh ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

BE-ja ka thënë se palët ende nuk kanë nisur ta zbatojnë marrëveshjen.

Lexo edhe :  Si po e zgjeron Kina ndikimin në Ballkan, me Serbinë si qendra e projektit

Faktori ndërkombëtar insiston se dialogu është platforma për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë, teksa tensionet mes tyre kanë qenë të larta.

Tensionet janë të rritura që nga maji i vitit të kaluar, kur serbët kundërshtuan kryetarët e rinj shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Tensionet u përkeqësuan edhe më shumë pasi më 24 shtator, një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin në Banjskë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.O.S

Të fundit

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV