Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier.
Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërsa janë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e banesës.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë pas njoftimit dy mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodheshin familjarët të cilët kanë dalë menjëherë jashtë. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme materiale.