Dhëndri i Trump, investime në Shqipëri/ Rama: Sazani, një projekt ambicioz në turizëm

Shqipëria po tërheq çdo ditë e më shumë investitorë të mëdhenj botërorë. Së fundi interes për të investuar në sektorin e turizmit në vendin tonë ka shprehur dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Në një intervistë për Bloomberg, biznesmeni Xhared Kushner deklaroi se projektet e tij përfshijnë ndërtimin e resorteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës.

Kjo është komentuar nga kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi ketë si projekt ambicioz.

“Këto ditë, Kushner, një sipërmarrës, amerikan dhe dhëndri i ish-presidenti Trump shpalli publikisht ambientin për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Shqipëri.

Po ata, që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si shembuj të paarritshëm për investime në turizëm dhe për investime të huaja direkte, sot flasim për rrezikun që I kanosët Sazanit nga kthimin në një xhevahir i kurorës së artë  të turizmit në Mesdhe.

Delirojnë, rrezikun e një  shkatërrimi të një parku kombëtar imagjinar, të një zonë të mbrojtur, që veç e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës , që prisnin në dylbi zbarkimin e flotës 7 amerikane në Shqipëri”, tha ai./   S.M