Shtohet numri i shtatzënive të padëshiruara, gjinekologia ‘ngre alarmin’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtimi i përdorimit të drogave dhe alkoolit tek vajzat e reja ka rritur numrin e shtatzënive të padëshiruara, gjë të cilën e konfirmojnë edhe mjeket gjinekologë.

 

Por shumë nga vajzat kanë gjetur edhe zgjidhjen për të e shmanguar një shtatzëni duke përdorur pilulën e emergjencës e cila nga ana tjetër dëmton shëndetin riprodhues për shkak të përdorimit të shpeshtë. Sipas mjekëve gjinekologë shumë gra rrezikojnë të bëjnë shtatzëni jashtë mitre. Për këtë gjinekologët kanë ngritur alarmin.

“Nuk mund të përdoret shpesh si metodë kontraceptive. E para, kjo pilulë ka një dosë të madhe të estrogjenit dhe progresteronit dhe si e tillë jep çrregullime të ciklit me pasoja në cilësinë e shëndetit. E dyta, ka gjasa që në 70-80% të rasteve, këto gra e vajza në të ardhmen, kur të duan të lindin një fëmijë, mund të bëjnë shtatzëni ektobike, ose shatzëni jashtë mitre. Por dua të nënvizoj edhe një gjë shumë të rëndësishme: sa më shumë të përdoret pilula, edhe vetë ajo nuk do të japë efektin e saj”, u shpreh gjinekologia Lindita Myzyri.

Ndërkohë që vajzat nuk kanë informacionin e duhur për këtë pilule emergjente.

“Pilula e emergjencës duhet të përdoret pas çdo marrëdhënie seksuale të pambrojtur, sepse mendojnë që mund të kryejnë disa marrëdhënie seksuale rresht të pambrojtura dhe prijnë një pilulë emergjence në fund duke menduar se kjo i mbron. Jo, është e gabuar. Prandaj quhet e emergjencës sepse të mbron vetëm nga një marrëdhënie seksuale të pambrojtur”, tha gjinekologia.

Vajza dhe djemtë e rinj kane mungese informacioni në lidhje me shëndetin riprodhues, marrëdhëniet seksuale të shëndetshme pasi mungon informacioni për ta edhe nëpër shkolla, ora e mësimit e planifikuar me se shumti anashkalohet./O.S

Të fundit

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

Lajme të tjera

Web TV