Tjetër aksident/ Dy automjete përplasen në aksin Elbasan-Librazhd

Një person mbeti i plagosur gjatë një aksidenti i cili ndodhi në orët e para të mbrëmjes së kësaj të diele, në aksin e rrugës kombëtare, Elbasan-Librazhd.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur “Nënkalimi i trenit” në Xibrakë./O.S