Ambasadorët e QUINT-it në OSBE vizitë në Shqipëri: Përmbushni rekomandimet e ODIHR

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorët e Misioneve të Përhershme të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, si edhe zëvendësdrejtuesja e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, në Vjenë, vizituan Republikën e Shqipërisë më 18-19 mars, si pjesë e një turi rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Grupi i vizitorëve përbëhej nga ambasadorja Fatene BENHABYLES-FOETH (Francë), ambasadorja Susanne SCHÜTZ (Gjermani), ambasadori Stefano BALDI (Itali), ambasadori Neil HOLLAND (Mbretëri e Bashkuar) dhe Katherine BRUCKER (SHBA). Si pjesë e turit të tyre rajonal, ata do të vizitojnë Malin e Zi, përpara se të kthehen në Vjenë, më 20 mars

Gjatë vizitës në Shqipëri, ambasadorët zhvilluan takime me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Takimet ofruan mundësinë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, në nivelin kombëtar dhe rajonal, me fokus të veçantë te mbështetja e OSBE-së për programin e reformave në Shqipëri, përfshirë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ata folën për reformën zgjedhore dhe për kontributin e rëndësishëm të OSBE/ODIHR-it.

Ambasadorët vlerësuan angazhimin e autoriteteve shqiptare për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për reformën zgjedhore dhe theksuan rëndësinë e përmbushjes dhe të zbatimit të tyre përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, edhe me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Bashkëbiseduesit ndanë edhe shqetësimet e tyre rreth luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe pasojave të saj të gjera për sigurinë dhe begatinë në Evropë dhe, në veçanti, në Ballkanin Perëndimor. Ambasadorët vlerësuan mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën në OSBE dhe në forume të tjera ndërkombëtare, e cila u vu në pah edhe gjatë Samitit të kohëve të fundit Ukrainë–Evropa Juglindore.

Lexo edhe :  Helmimi i 17 fëmijëve nga vezët e kontaminuara, AKU kyç kopshtin e Gramshit

Ambasadorët vizituan Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe u takuan me stafin e saj për t’u njohur me veprimtaritë dhe projektet e shumta e të rëndësishme që zhvillon Prezenca. Ata u takuan edhe me Grupin Këshillimor Rinor të Prezencës, i cili përbëhet nga të rinj 18-25-vjeçarë dhe që mbështet Prezencën në integrimin e perspektivës rinore në të gjitha planifikimet me veprimtaritë e saj programatike, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke promovuar vlerat e OSBE-së në vend./kb

Të fundit

Sfida me Serbinë, Taulant Balla i “bashkohet” Kombëtares kuqezi

Të shtunën në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë....

Përplasen dy makina në Pogradec, shpëton mrekullisht fëmija

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në Pogradec. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin duke shkaktuar edhe të lënduar. Drejtuesi i një...

Zoo Park hapi dyert për fëmijët në ditën e 1 Qershorit

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, më 1 Qershor, Kopshti Zoologjik i Tiranës u shndërrua në një vend të mbushur me hare, ngjyra...

Ipeshkvi i Dioqesës së Sapës: Mos e shkatërroni familjen me divorce

Përballë sfidave të vështira, shoqëria ka nevojë për më shumë besim, durim dhe mirësi, tha kreu i Kishës Katolike në veri të Shqipërisë, Monsinjor...

Paradoksi shqiptar, 922 kandidatë për deputet morën deri në 99 vota

Nga Afrim Krasniqi Në një tryezë debati mbi elitat politike në Shqipëri dhe EJL një studiues gjerman u habit kur dëgjoi citime të CV-së së...

Lajme të tjera

Web TV