Shfrytëzonin vajza të mitura/ Goditet rrjeti i prostitucionit në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
GREQI – Një rrjet prostitucioni është goditur nga policia greke. Rasti ka tronditur opinionin publik, teksa janë katër arrestime të personave që dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion vajza 14 dhe 15-vjeçare.

 

Një prej të arrestuarve 25-vjeçare ishte ‘truri’ i rrjetit të prostitucionit. Vajzat e mitura shfrytëzoheshin për prostitucion në hotele në qendër të Athinës.

25-vjeçarja, sipas mediave greke është arrestuar edhe për trafik droge bazuar në urdhër-arrestin e lëshuar ndaj saj. Prej verës së vitit të shkuar, ajo kishte rekrutuar 7 vajza të mitura, të cilat kishin mbushur moshën 14 vjeçe.

Pasi ishte miqësuar me to i kishte futur në rrjet duke lehtësuar takimet me klientët me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre në hotele në qendër të Athinës. 25-vjeçarja merrte një pjesë të parave nga takimet dhe shpeshherë i shoqëronte vetë në pikat e takimit. Në disa raste i furnizonte të miturat edhe me lëndë narkotike.

Dy prej të arrestuarve të tjerë, një 25-vjeçar dhe një 54-vjeçar mbështesnin transportin dhe dërgimin e vajzave në hotele me mjetet e tyre.

Në kuadër të operacionit, policia greke ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë në hotelet që frekuentonin të miturat si dhe ka sekuestruar sasi lënde narkotike./O.S

Të fundit

Parashikimet “e frikshme” për jetën në vitet 2000, që u realizuan

Fëmijët e intervistuar në vitin 1966 bënë parashikime të sakta dhe njëkohësisht të frikshme se si do të dukej...

“Të dua”- U përfolën për ndarje, Big Basta bën deklaratën e veçantë për Vesa Lumën

Prej disa ditësh çifti i njohur i showbizit, Big Basta dhe Vesa Luma, po përfliten për një krizë në marrëdhenien e tyre. Shkak për...

FOTO/ U ‘pushtua’ nga macet, shitet shtëpia e fëmijërisë së Donald Trump

Shtëpia e fëmijërisë së Presidentit Trump në qytetin e Nju Jorkut është shitur me një çmim shumë më të ulët, pasi pronari i mëparshëm...

Masterplan në zonën e ish cirkut/Rama:Pjesë e këtij konkursi arkitektë të jashtëzakonshëm

Kryeministri Edi Rama thotë se në konkursin për zhvillimin e zonës ku ka qenë ish cirku i Tiranës, marrin pjesë studio prestigjoze me arkitektë...

Selena Gomez publikoi këngën e fundit dhe fansat mendojnë se i dedikohet Justinit

Selena Gomez është fejuar dhe është kaq e dashuruar me Benny Blanco me të cilin ka realizuar edhe albumin e ri, megjithatë kjo nuk...

Lajme të tjera

Web TV