Liam Osmani është liruar sot me vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e tij për rishikimin e vendimit penal të formës së prerë për shkak se procesi ishte bërë në mungesë të tij dhe pa dijeni të plotë të tij.
Gjykata pranoi kërkesën për rishikim të vendimit dhe çështja do të filloj nga e para dhe do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.
Mediat bëjnë me dije se bashkë me shqyrtimin është vendosur edhe pezullimi i ekzekutimit të vendimit të parë dhe rrjedhimisht edhe lirimi i menjëhershëm nga burgu./E.Ç