Shpërndanë video erotike të modifikuar me fytyrën e saj/Meloni kërkon shumën marramendëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim pas publikimit online të videove pornografike me imazhin e rremë të saj.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Meloni pritet të dëshmojë në një gjykatë në qytetin Sardinian të Sassarit, më 2 korrik.

Një burrë 40-vje?çar i cili mendohet se i ka krijuar videot, dhe babi i tij 73 vjeç, janë vënë nën hetim. Policia ka thënë se ka arritur t’i gjejë ata duke gjurmuar pajisjen celulare që është përdorur për postimin e videove.

Ata kanë përdorur Inteligjencën Artificiale, për të vendosur fytyrën e kryeministres italiane në trupin e një femre tjetër.

Të dy këto persona po akuzohen për shpifje. Sipas ligjeve italiane, rastet e shpifjeve konsiderohen krim dhe dënohen me burgim.

Ekipi ligjor i Melonit ka thënë se nëse kërkesa e saj për dëmshpërblim pranohet, ajo do t’i dhurojë të gjitha paratë për të financuar një fond që i mbështet gratë që janë viktima të dhunës nga burrat.

Videot me pamje të montuara të Melonit datojnë prej kohës para se ajo të zgjidhej kryeministre, në vitin 2022./O.S

Të fundit

Ngjarje e rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin

Në fshatin Duhanas, pranë përroit në një zonë të pyllëzuar është gjetur nga familjarët e tij i varur në...

E shkarkuar në vitin 2022 nga detyra, KPA jep vendimin për gjyqtaren e Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës,...

Kontrata e lobimit e PD, më e shtrenjta! Zbulohen klientët e “Continental Strategy”

Lidhjet direkte dhe indirekte mes kompanisë “Continental Strategy LLC” me presidentin Trump, e kanë kthyer këtë firmë lobimi më të kërkuarën, me një mori...

“Gara” për Papën e ri të Vatikanit, tërhiqet kardinali Angelo Becciu

Sipas burimeve të Vatikanit, kardinali Angelo Becciu ka zgjedhur të tërhiqet nga pjesëmarrja e tij në Konklavën e 2025 si elektor. Gjatë kongregacionit të përgjithshëm...

“Black out” i energjisë, kryeministri i Spanjës: Përdorini telefonat me përgjegjësi

Disa orë pasi një ndërprerje masive e energjisë goditi pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez thotë se shkaku është...

Lajme të tjera

Web TV