Si mund t’i thuash partnerit/es që do të provosh gjëra të reja në krevat?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju dhe partneri/ja juaj mund të mos keni asnjë problem sa i përket jetës seksuale, por kjo nuk do të thotë se nuk jeni kuriozë për të zbuluar, eksperimentuar dhe përjetuar më shumë. Ka një problem: Si t’ia thuash atij/asaj pa dëmtuar lidhjen dhe pa e bërë të duket sikur diçka mungon apo nuk shkon?

Së pari, është e rëndësishme të mbani mend se ndërsa komunikimi është shumë, shumë i rëndësishëm për seksin e mirë, ekziston një kufi lidhur me sa mund të ndryshoni pasionet ose preferencat seksuale të dikujt.

A duhet të bisedoni me partnerin? Po, sigurisht. Por ju gjithashtu duhet që, së pari, të jeni të qartë me veten për atë që dëshironi dhe synoni të komunikoni.

Duhet t’i evitoni fjalitë e tipit: “Sa keq që s’të pëlqejnë gjërat e çuditshme në shtrat dhe kjo po dëmton jetën tonë seksuale”.

Për sa i përket mërzitjes ose ndjesisë sikur gjërat janë zbehur, shumë terapistë mendojnë se është tërësisht e drejtë të ndihesh kështu pas një kohe me partnerin/en. Kjo nuk është një shenjë se marrëdhënia është e dëmtuar apo se ju s’do të keni më një jetë të mirë seksuale.

Natyrisht, ka shumë mënyra për të shijuar gjërat; Ka dinamika të ndryshme të fuqisë, akte seksuale, kthesa dhe skenarë që mund ta bëjnë seksin të ndihet i freskët. Por në fund të fundit, nëse nuk po bëni një përpjekje për ta bërë diçka të tillë të ndodhë, seksi mund të duket i përsëritur.

Në vend të risive, ndoshta përqendrohuni te dëshira. Si mund ta bëni njëri-tjetrin të ndihet më i hapur dhe më i dëshiruar? Si mund të shtoni surprizë apo mister në jetën tuaj seksuale? A ka ndonjë vend të ri që ju të dy mund të bëni seks? A ka një kohë të re të ditës? A mund të masturboni së bashku? A mund të putheni pa bërë seks? Ju mund të krijoni përvoja të reja brenda kufijve të seksit që tashmë po bëni.

Lexo edhe :  Trump ndez polemika me deklaratën për Taylor Swift: Filluat ta urrenit falë meje

Mund ta hapni këtë temë, me diçka si:

“Zemër, jam tmerrësisht i/e çmendur ndaj teje dhe seksi me ty është fantastik, por më duket sikur po bëjmë vazhdimisht të njëjtat gjëra dhe do kisha shumë qejf të provoja diçka të re me ty. Dua të di çfarë do të provosh ose për çfarë je i/e hapur. Nuk duhet me patjetër të jetë çmenduri, dhe nëse e provojmë dhe rezulton se nuk është për ne, nuk ka asnjë problem.”

Gjithashtu, bëjini të ditur partnerit/es se nuk ka nevojë të të përgjigjet në moment. Kjo është hapja e një bisede, e cila do të zgjasë gjatë gjithë kohës që jeni bashkë.

Ideja është se nëse ky është i vetmi person me të cilin do të keni një jetë seksuale gjatë të ardhmes, ajo jetë seksuale duhet të jetë e mirë dhe të funksionojë për të dy!

Seksi është një temë shumë e ngarkuar që vjen me shumë bagazhe për të gjithë ne, dhe mund të duhet pak durim për të dalë nga zona e rehatisë për të dy, por mund të punoni për të arritur në një pikë, ku mund të flisni pa problem./E.Ç

Të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare ish-kreu i kadastrës, Artan Lame

Është ndarë nga jeta pas një ndëhyrje kirurgjikale të vështirë në zemër ish-kreu i kadastrës, Artan Lame. Lame, i cili...

Ja cili është fruti më i madh në botë, mund të peshojë deri në 40 kilogramë

Imagjinoni një frut aq të madh sa mund të ngatërrohet me një skulpturë bime, aq të rëndë sa duhet të ngrihet me të dy...

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë dhe vendosjen e sanksioneve

Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të gjitha paratë nga Brukseli...

Kuvendi aktual në detyrë deri më 8 korrik, ja kur do të mblidhet seanca e radhës!

Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, por puna do të vijojë deri në korrik me përbërjen aktuale. Seanca...

Neda Balluku tregon raportin me Arbër Hajdarin pas “BBV”: Më ka mbetur si mik i çmuar

Pas përfundimit të edicionit të “Big Brother VIP”, Neda Balluku ka ndarë me publikun për raportin e saj me Arbër Hajdarin, një...

Lajme të tjera

Web TV