Të rinjtë janë më të palumtur se gjeneratat e tjera, sipas studimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë janë më pak të lumtur në krahasim me gjeneratat e tjera, pasi janë duke vuajtur atë që mund të konsiderohet si krizë e moshës së mesme, ka zbuluar raporti Raporti Botëror i Lumturisë për vitin 2024, ndërsa mjeku Dr. Vivek Murthym u shpreh se lejimi i fëmijëve të përdorin mediat sociale është njësoj me dhënien e ilaçeve që ende nuk janë të provuara se janë të sigurta. Ai u shpreh se dështimi i taksohet edhe qeverive, të cilat nuk kanë rregulluar kontrollin mbi rrjetet sociale.

Murthy u shpreh për The Guardian se të dhënat e reja zbuluan se të rinjtë në të gjithë Amerikën e Veriut janë më pak të lumtur, krahasuar me njerëzit më të vjetër në moshë dhe se ky ndryshim historik pritet që të ndodhë edhe në Europën Perëndimore.

Rënia e mirëqenies të përgjithshme për moshat nën 30 vjeç duket se e ka nxjerrë SHBA-në nga lista e 20 vendeve më të lumtura,

Britanikët nën 30 vjeç u renditën në vendin e 32-të për përvojën e lumturisë, pas vendeve si Moldavia, Kosova dhe El Salvadori, i cili ka një prej normave më të larta të vrasjeve në botë. Ndërsa britanikët mbi 60 vjeç bëjnë pjesë në listën e gjeneratave të vjetra më të lumtura në botë. Në fillim të këtij muaji, shumica e adoleshentëve britanikë u thanë studiuesve dhe anketuesve se mendonin se jeta e tyre, në të ardhmen, do të kishte kushte më të vështira jetese.

“Për SHBA-në, Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re, lumturia është ulur në të gjitha grupmoshat, por veçanërisht për të rinjtë; madje, aq shumë sa të rinjtë janë tani, në 2021-2023, grupmosha më pak e lumtur”, thuhet në raport. Në vitin 2010, të rinjtë ishin më të lumtur se ata në moshën e mesme.

Lexo edhe :  Si të lini përshtypje të mirë në takimin e parë me familjen e partnerit

Raporti nuk zbulon shkaqet e ndryshimeve, por ato vijnë pas shqetësimeve në rritje të përdorimit të rrjeteve sociale, pabarazitë e të ardhurave, kriza e strehimit dhe frika për luftën dhe ndryshimet klimatike, të cilat kanë ndikuar në lumturinë e fëmijëve dhe të rinjve.

Murthy tha se adoleshentët amerikanë shpenzonin mesatarisht rreth 5 orë në ditë në mediat sociale dhe një e treta qëndronin zgjuar deri në mesnatë gjatë netëve të javës në pajisjet e tyre. Ai bëri thirrje për një legjislacion për të zvogëluar dëmet ndaj të rinjve nga mediat sociale.

Raporti Botëror i Lumturisë gjurmon mirëqenien subjektive, duke përdorur vlerësimet e të anketuarve për jetën e tyre dhe emocionet e tyre pozitive dhe negative. Edhe një herë Finlanda, Danimarka dhe Islanda u renditën si tre vendet më të lumtura.

Jukka Siukosaari, ambasadori i Finlandës në Londër, tha se kombi i tij kishte arritur të krijojë një “infrastrukturë lumturie” duke përfshirë një “mjedis të sigurt dhe të mbrojtur”, mundësi të përballueshme për njerëzit që të shprehen dhe të ardhura relativisht të barabarta. “Gjithçka fillon me nivele të larta të besimit mes qytetarëve dhe institucioneve tona,” tha ai.

Kosta Rika dhe Kuvajti ishin hyrje të reja në 20 vendet e para. Gjermania ra nga e 16-ta në të 24-ën. Afganistani dhe Libani mbetën si dy kombet më pak të lumtur. Vendet që gëzonin lumturi në rritje përfshinin shumë kombe afrikane, Kamboxhia, Rusia dhe Kina, ndërsa Serbia ka shënuar rritjen më të madhe të lumturisë.

Cilat janë 10 vendet më të lumtura në botë?

Finlanda

Danimarka

Islanda

Suedia

Izraeli

Holanda

Norvegjia

Luksenburgu

Zvicra

Australia./E.Ç

Të fundit

Sali Berisha dhe Ilir Meta koalicion?/ Ja përgjigja e Kreut të PD

Kreu demokrat tha se Meta, të cilin e cilëson të burgosur politik, ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e...

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të përditshmen britanike “Metro”. Por, hulumtimet...

Helmimi në Gramsh, Stroni: Duhet hetim epidemiologjik

Mjeku infeksionist, Gent Stroni thotë se salmonela e gjendur në ushqimin në një kopsht në Gramsh, ka qenë në sasi të madhe, pasi u...

Kërkoi rinumërim të votave, Alimehmeti: Duhet analizë e brendshme

“Udhëkryq mes demokracisë dhe autokracisë”. Kështu e cilëson kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti situatën në të cilën ndodhet vendi pas zgjedhjeve...

Makina përplas këmbësorin, transportohet në gjendje të rëndë te “Trauma

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në vendin e quajtur ura e “Drinit të Zi”, në autostradën Kukës–Milot. Automjeti me drejtues shtetasin 54 vjeç,...

Lajme të tjera

Web TV