Rekrutimi i ushtarakëve të rinj/ Të rinjtë kanë interes të vazhdojnë arsimin ushtarak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alkeo Bërdëllima dhe Sead Kuka janë dy maturantë të cilët arsimin e lartë duan ta vijojnë në shkolla ushtarake. Kanë ardhur pranë qendrës së rekrutimit për t’u informuar për mundësitë e shkollimit.

Të dy gjimnazistët kanë ambicie për të vijuar një karrierë me bazë ushtarake, por secili për qellime të ndryshme.

“Kam dëgjuar në shkollë se këtu ofrohen programe të mira edhe për kurse 9 mujore jashtë shtetit. Po ashtu kam dëgjuar që ofrohen bursa për jashtë shtetit dhe pse jo të mos e vazhdoj një shkollë të tillë. Gjithmonë më ka pëlqyer pjesa e ushtrisë, punësimin e ke të sigurtë. Por gjithashtu të ofrohet edhe disiplinë.”

“Kam pasur gjithmonë ëndërr që të jem një ushtar i forcave të Shqipërisë, dhe që të jem pjesë e mbrojtes së vendit tim.”

Henri Aliaj eshte nje tjeter I ri. Ai ka një arsye të pazakonte për të qenë pjesë e forcave të armatosuara. 18 vjeçari ka ardhur të sfidojë veten.

Jam pak frikacak nga ana e agresivitetit, por dua ta shoh botën në një tjetër këndvështrim. Edhe pse e kam me mëdyshje”

“Ne ofrojmë punësim në forcat e armatosura, si ushtarak, ushtar profesionist dhe fillestar,si edhe studime në universitetet ushtarake brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht, jemi në fushatë rekrutimi, për këtë fazë kemi 390 vende të lira pune, e cila përfundon në 22 prill.”

Fushata e rekrutimit zhvillohet 3 herë në vit dhe në terren janë të angazhuar disa prej trupave ushtarakë.

“Në momentin që qytetari shpallet fitues, do të futet në një fazë përgatitore që zgjat 2 muaj. Aktualisht zhvillohet në 3 qendra stërvitjeje, në Berat, Shkodër dhe Vlorë. Gjatë kësaj periudhe kandidati merr një vlerë prej 8 mijë lekësh të reja, ndërsa kur përfundon stërvitjen fillon menjëherë punën, por e veçanta është që do të ketë grada ushtarake.”

Për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të rinjtë duhet të plotësojnë disa kritere. Për djemtë duhet të jenë mbi 1.65 cm të gjëtë ndërsa vajzat mbi 1.60. duhet të kalojnë disa  kontrolle fizike dhe psikologjike dhe minimalisht duhet të kenë arsim 9-vjeçar, kjo për ata që do te jenë ushtarë të thjeshtë./E.T

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV