Turizmi/ Rama: Po synojmë ta kthejmë në industri

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka mundësi të synojë të bëhet vendi i parë me diferencë nga vendet e tjera të rajonit në turizëm.

Numri një i qeverisë nënvizoi se po synohet që turizmi të kthehet në industri që sjell të ardhura të denja për punonjës të kualifikuar si duhet.

“Shqipëria ka mundësi sot të synojë, pa diskutim jo vetëm vendin e parë me diferencë nga vendet e tjera të rajonit në turizëm në fund të kësaj dekade, por ka detyrimin të synojë të sjellë një rritje të të ardhurave dhe pagave.

Por që t’ia dalim na duhet të kemi projekte më të bukura se të tjerët, gjë që hap pas hapi po e bëjmë, jo thjesht të kemi më shumë investime në vit, gjë që po ndodh, do të bëhet më e theksuar, por edhe duke përgatitur rrugën për të kthyer këtë industri në bazë të ardhurash të denja për punonjës të kualifikuar si duhet.

Nëse kjo nuk do të ndodhte të tjerat do të shumëzoheshin me diçka afër zeros”, u shpreh Rama./   S.M