“Tregu të mos hapi vakanca të panevojshme”/Rama: S’kemi mungesë njerëzish por kualifikimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në Konferencë Kombëtare për Formimin Profesional gjatë fjalës së tij ka vendosur vëmendjen tek mënyra që sipas tij përdor tregu për të krijuar vakancat e vendeve të lira të punës.

Sipas Ramës në Shqipëri nuk ka mungesë burimesh njerëzore por ka mungesë kualifikimi, duke sjellë si shembull sipas tij, sektorin e turizmit i cili ende ka nevojë për kualifikim. Nga ana tjetër Rama i ka bërë thirrje sektorit privat që të marrë përgjegjësinë për të investuar në formimin profesional të të rinjve për të pasur, sipas tij grupe kualifikimi.

Edi Rama: “Ne nuk kemi mungesë njerëzish, por mungesë kualifikimi të njerëzve, Nuk kemi mungesë të rinjsh që mund të përfshihen dhe mund të kenë rrugë të sigurtë në këtë industri, por mungesë të rinjsh që të këtë aftësitë për të cilat ai vend ka nevojë. Nis nevoja për një strukturë të re mes industrisë, mora turizmin si shembull, dhe aktorëve në sektorin publik që nga qeveria, bashkitë, shkollat profesionale.

Është koha për ne që ta ftojmë sipërmarrjen në një arsyetim mbi nevojë për bashkërendimin e forcave, investimit të përbashkët me kushte të qartë, me përfitim reciprok, për ne që të punësojmë me paga dinjitoze sa më shumë forca pune dhe sipërmarrjen që të ketë në dispozicion forca pune që i paguan me paga dinjitoze.

Ka një listë renditje të të ardhurave dhe pagave mesatare në vendin tonë, Mali i Zi është në vendin e parë më diferencë të ndjeshme me vendet e tjera që ka ardhur duke u ngushtuar por nuk është barazuar. Nëse pyesni veten si dhe pse? Mali i Zi nuk prodhon municion, raketa e kompjuterë, por është vendi pionier i transformimit të turizmit.

Shqipëria ka mundësi të synojë jo vetëm vendimin e parë më krahasim me vendet e rajonit në fund të kësaj dekade, por edhe rritje të të ardhurave e pagave. Por që t’ia dalim nuk na duhen vetëm projekte më të bukura se të tjerët, jo thjesht të kemi më shumë investime çdo vit, por edhe duke përgatitur rrugën për të kthyer këtë industri në një bazë të ardhurash të denja për punonjës të kualifikuar si duhet. Nëse kjo nuk ndodh atëherë të gjitha të tjera do të shumëzoheshin me diçka afër zeros. Është cilësia e shërbimit që i bën vizitorët të kthehen. 

Sektori privat duhet të marrë disa përgjegjësi më shumë duke filluar nga kontributi financiar për sistemin e arsimit profesional dhe përfshirje serioze në këtë ndërveprim, pa të cilin nuk ia dalim dot si vend.”/   S.M

Të fundit

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë”/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një...

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të...

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10...

Mbajti peng fëmijët, 40-vjeçari nën efektin e drogës! Gruaja iku dje në Itali

Detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me ajër. Burime bëjnë me dije...

Zbardhet një skemë tjetër pensionesh, ja kush do paguhet më shumë

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Lajme të tjera

Web TV