32 mln € për ju! Hapen aplikimet, çfarë duhet të bëjnë fermerët për të përfituar fonde?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

32 milionë euro në dispozicion. Ditën e sotme hapen aplikimet për përfitimin e fondeve në bujqësi përmes Skemës Kombëtare 2024. E gjithë skema kombëtare këtë vit pritet të mbështesë financiarisht 70 mijë fermerë nga 65 mijë që përfituan vjet.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë i është dhënë prioritet bashkimit të fermerëve në mënyrë që të rritet numri i përfituesve. Mbështetje 10 mijë lekë për krerë do të marrin të gjithë ata fermerë që kanë jo më pak se 10 lopë edhe nëse bashkohen tufat e disa blegtorëve financimi do të jetë i plotë. Nëse kanë më shumë se 50 lopë fermeri merr 5 mijë lekë për bagëti.

1200 lekë për krerë do të marrin blegtorët që kanë mbi 100 krerë dele apo dhi. Nëse tufa është më e madhe se 300 krerë, financimi për pjesën mbi 300 ulet me 50%, pra marrin 600 lekë për çdo krerë. Të gjithë fermerët që merren me bletari do të marrin financim 1 mijë lekë për zgjua, ndërsa financimi ulet me 50% për çdo zgjua mbi shifrën 150 zgjoje.

Financime këtë vit do të ketë edhe për bimët aromatike, ku fermeri do të përfitojë 30 mijë lekë për sipërfaqe jo më të vogël se një hektar. Financime do të ketë edhe për prodhimet në sera apo prodhimet e mekanizuara në bujqësi.

Nga kjo skemë do të mbështeten dhe do të përfitohet;

Mbështetje për fara
Lopë/ dele dhe dhi
Mbarështimi i bletarisë
Mbështetje për kultivimin e bimëve aromatiko-mjekësore
Mbështetje për fermat organike
Mbështetje me naftë për punime të mekanizuara në bujqësi

Si duhet të aplikoni?
Aplikimi bëhet përmes e a-Albania dhe kriteret kryesore që duhet të përmbushin aplikantët janë:

Lexo edhe :  Guvernatori Sejko takim me Ambasadorin e ri të Spanjës: Ekonomia, në trend pozitiv!

Dokumenti që vërteton statusin e aplikantit
Të mos jenë debitorë ndaj Tatimeve
Të kenë shlyer sigurimeve shoqërore
Të arrijnë pragun e vendosur për mbështetje (jo më pak se 10 krerë/lopë; jo më pak se 100 krerë dele/dhi; Jo më pak se 50 zgjoje bletësh dhe për naftës jo me pak se 1 hektarë, etj).

Skema e naftës
Nafta këtë vit nuk do të shpërndahet nëpër karta, por do i kalojnë fermerit lekët në llogari bankare. Fermerët duhet të kenë tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës;

Sipërfaqja totale jo më pak se 1 (një) ha,
Madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha
Aplikimi bëhet me vetëdeklarim
Paratë do të kalojnë direkt në llogaritë e fermerëve/  S.M

Të fundit

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak me detyrim, po Shqipëria?

Qeveria e Kroacisë ka dërguar sot për miratim dhe ndryshim Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura,...

Berisha: Ramiz Alinë e quanin Gorbaçovi i Ballkanit, ishte shumë interesant

Sali Berisha sot ishte në Bashkinë e Kavajës, për të kujtuar ngjarjen e 35 viteve më parë kur shqiptarët guxuan të futeshin brenda ambasadave...

Kush është modelja që hyri në burgun e Korçës për takim me Laert Haxhiun

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, mësohet të ketë hyrë në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, ku ka zhvilluar një...

Korçë, 40-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një 40-vjeçar banues në Korçe, në rrugën "Petraq Shomo", dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte. Uniformat blu...

Vjosa Osmani: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka "informacione të besueshme" se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi...

Lajme të tjera

Web TV