Në kërkim për hotelin pa leje në Sarandë, vetëdorëzohet Mariel Murati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëdorëzohet në Komisariatin e Policisë ish-drejtori i ALUIZNI Sarandë, Mariel Murati. 47-vjeçari ishte në kërkim me urdhër-ndalimi të Prokurorisë së Sarandës, prej 13 marsit.

Ndaj Muratit rëndojnë dy akuza: “ndërtim i paligjshëm” dhe “falsifikim dokumentash”.

Murati akuzohet për ndërtimin e paligjshëm dhe falsifikimin e dokumentave inxhinierikë të hotelit të tij 7-katësh në lagjen nr.4 Sarandë.

Bashkë me Mariel Muratin akuzohen edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të ASHK, Bashkisë Sarandë dhe IKMT.

Dy prej tyre janë në masë “arrest në shtëpi”, 2 në masë “detyrim paraqitje” dhe “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, 4 në masë “detyrim paraqitje” dhe 1 ende në kërkim./O.S

Të fundit

Rama: Projekt me Italinë për energjinë, kemi ngritur parkun e parë teknologjikë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme),...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në “Diego...

Lajme të tjera

Web TV