Ushqimi i së ardhmes është pitoni/ Propozimi “i neveritshëm” i disa shkencëtarëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga problemet më të mëdha me të cilin do të përballet njerëzimi në të ardhmen do të jetë ai i mungesës së ushqimit. Shumë kultura rrezikojnë të mos i mbijetojnë thatësirës dhe temperaturave në rritje , bujqësia intensive është gjithnjë e më e paqëndrueshme, është një nga shkaqet kryesore të këtyre emetimeve që po krijojnë dhe e përforcojnë problemin në nivel global.

Për këtë arsye, kërkimi për zgjidhje alternative është gjithmonë i vazhdueshëm dhe ideja e fundit vjen nga një studim i publikuar në Scientific Reports , i cili propozon të konsiderohet mishi i pitonit si një burim proteinash me rendiment të lartë me ndikim të ulët mjedisor.

FERMAT TESTUESE. Mbarështimi i pitonëve për qëllime kulinarie nuk është asgjë e re: në pjesë të ndryshme të Azisë, si pitoni i rrjetës ashtu edhe pitoni i shkëmbit birmanez janë një burim ushqimi për popullsinë vendase.

Një ekip i Oksfordit u përpoq të verifikonte nëse kjo është një rrugë e qëndrueshme në terma afatgjatë, duke u përpjekur të llogariste ndikimin e rritjes së pitonëve ( meqë ra fjala, mishi i të cilëve është i pasur me proteina, me pak yndyrë dhe me sa duket ka shije si pula) prej rreth 4600 ekzemplarë, të shpërndarë në dy ferma të ndryshme në Tajlandë dhe Vietnam. Kafshët mbaheshin në magazina të mëdha, të ajrosura mirë për të simuluar temperaturën e mjedisit të tyre natyror, dhe ushqeheshin me brejtës të vegjël dhe suplemente proteinike të ardhura nga mbetjet bujqësore.

MË MIRË SE LOPËT DHE PULAT. Në këtë regjim, pitonët rriteshin pothuajse gjysmë kile në ditë dhe për çdo 4 gram ushqim ata “kthyen” një gram mish pitoni – një faktor konvertimi që i bën ata më efikas se kafshët e tjera të fermës. Për më tepër, emetimet e gazeve serrë nga këto ferma janë gjetur të jenë më të ulëta se ato nga lopët , derrat dhe shpendët.

Lexo edhe :  Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Shtojini kësaj faktin që çdo femër piton mund të lëshojë 100 vezë në vit për njëzet vjet, dhe do të kuptoni pse, edhe nga pikëpamja numerike, mishi i tyre është një nga zgjidhjet më premtuese për vitet e ardhshme në të cilat ne do të duhet të “shpikm” burime të reja ushqimi./Pershtatur ne shqip nga Focus.it/ E.T

Të fundit

Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme...

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Lajme të tjera

Web TV