Orari më i mirë për të konsumuar darkën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta për të mbajtur një peshë të shëndetshme rritet me moshën, pasi metabolizmi ynë ngadalësohet dhe gjërat duket se nuk funksionojnë si më parë. Mbajtja e niveleve të sheqerit në gjak në një interval të shëndetshëm është një gjë tjetër që duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje me kalimin e kohës.

Ne e dimë se ajo që vendosim në trupin tonë ka një ndikim të madh, por hulumtimet e reja sugjerojnë se nuk ka të bëjë vetëm me atë që hamë, por edhe kur e hamë atë.

Një studim i publikuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism ka zbuluar se kur bëhet fjalë për darkën, më herët është më mirë për disa aspekte të shëndetit tonë, përkatësisht nivelet e sheqerit në gjak dhe djegien e yndyrës.

Studiuesit nga Universiteti John’s Hopkins për studimin vlerësuan 20 vullnetarë të shëndetshëm (10 meshkuj dhe 10 femra). Studiuesit analizuan sesi metabolizmi i vullnetarëve u ndikua nga ngrënia e darkës në orën 22:00 kundrejt ngrënies në orën 18:00.

Nga studimi doli se ngrënia e darkës vonë lidhej me nivele më të larta të sheqerit në gjak dhe djegie më të ulët të yndyrës. Rezultatet e tyre sugjeruan se edhe kur njerëzit hanin të njëjtin vakt, ngrënia e darkës në orën 22:00 rezultonte në nivele të sheqerit në gjak që rriteshin deri në 20 për qind, ndërsa djegia e yndyrës u reduktua deri në 10 për qind në krahasim me darkën që konsumohej më herët.

Pra, nëse nuk keni qenë tashmë të bindur se ngrënia e darkës më herët ishte më e mirë për shëndetin tuaj, ky studim tregon se është e vërtetë. Mundohuni ta hani darkën deri në orën 18:00, veçanërisht nëse zakonisht shkoni në shtrat në orën 23:00 dhe mund të jeni të sigurt se po bëni gjënë e duhur për trupin tuaj./E.Ç

Të fundit

Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës...

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e liqenit të Shkodrës për të...

E fundit / Trajneri italian Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

Sipas agjencisë EFE, Carlo Ancelotti është dënuar me një vit burg. Trajneri i Brazilit është dënuar me 12 muaj burg pasi u shpall fajtor...

Thatësira e madhe, fermerët e Maliqit hapin puse për të shpëtuar prodhimet

I nxehti përvëlues i verës dhe mungesa e ujit për vaditje në Fushën e Maliqit po rrezikojnë prodhimet bujqësore në këtë zonë. Fermerët tregojnë...

Bashkia Lezhë apel pushuesve në plazh/ Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta

Strukturat e Bashkisë Lezhë dhe shërbimet e sigurisë në plazh kanë dhënë sot një paralajmërim për kushte detare të pafavorshme, që pritet të zgjasin...

Lajme të tjera

Web TV