Dani Alves, festë të “çmendur” pas lirimit nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asnjë shenjë reflektimi nga Dani Alves. Ai la pak ditë më parë ambientet e burgut në Barcelonë pasi ka paguar garancinë prej një milion eurosh. Kjo garanci pasurore, si dhe sekuestrimi i dy pasaportave për të mos u arratisur, i lejuan atij të përfitonte lirinë e përkohshme.

Ish-futbollisti i Barcelonës kaloi 14 muaj e pesë ditë në burg me akuzën e sulmit seksual ndaj një vajze të re. Sapo ka dalë nga burgu, braziliani ka nisur menjëherë festën. Siç raportohet nga “This is life”, Dani Alves ka organizuar një festë të martën në mbrëmje për të festuar ditëlindjen e babait të tij.

Festa do të zgjaste deri në pesë të mëngjesit, në prani të familjarëve dhe miqve. Pas dhënies së lirisë së përkohshme, Dani Alves nuk do të mund të largohet nga Spanja. Sistemi spanjoll i drejtësisë sekuestroi pasaportat e tij kur u lirua me kusht./E.T

Të fundit

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat...

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë dhe që pasurojnë vetëm të...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

Lajme të tjera

Web TV