Ministria e Jashtme dorëzon në GJND deklaratën mbi ndryshimet klimatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka dorëzuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, deklaratën mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike.

Ministria e Jashtme njofton se në kuadrin e angazhimeve të qeverisë shqiptare në luftën globale kundër ndryshimeve klimatike, u dorëzua deklarata me shkrim në Hagë, pasi GJND ka nisur procedurat e dhënies së një opinioni këshillimor për shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, mbi detyrimet ligjore të tyre ndaj ndryshimeve klimatike.

Kjo deklaratë, vjen pas komenteve të Kryeministrit Rama në dhjetor në OKB ku theksoi se vendet në zhvillim si Shqipëria, janë përballur me ndikimin negativ të ndryshimeve klimatike, ndërsa tërhoqi vëmendjen për barrën disproporcionale që u vendoset vendeve në zhvillim në përballimin  e emergjencave klimatike, pavarësisht ndikimit minimal të tyre në këto situata./e.t

Të fundit

Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin

Nga Ben Andoni Ajo që po ndodh me kolegët e kompanisë “Focus” group është jo thjesht e trishtë por edhe...

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të jenë në rritje. Në raportin...

The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla, në këmbim të paqes në...

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

Lajme të tjera

Web TV