Franca kërkon ndihmë ushtarake e policore nga jashtë për sigurinë gjatë Olimpiadës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca ka thënë të premten se u ka kërkuar 46 vendeve nëse mund ta ndihmojnë me dërgimin e më shumë se 2.000 oficerëve policorë për ruajtjen e sigurisë gjatë Lojërave Olimpike të kësaj vere në Paris.

Organizatorët janë duke i përfunduar planet e sigurisë për Olimpiadën e parë në kryeqytetin francez pas një shekulli, në një kohë shqetësimesh për sulme të mundshme.

Ministria e Brendshme e Francës tha të premten se kërkesa për ndihmë të sigurisë nga jashtë u bë në janar. Ajo i ka kërkuar gati 2.185 oficerë për të ndihmuar rreth sigurisë gjatë Lojërave dhe për ta “përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha ajo.

“Kjo është një qasje klasike e vendeve nikoqire për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare”, tha Ministria.

Ajo nënvizoi se Franca i kishte dërguar 200 xhandarë në Katar për Kupën e Botës në futboll më 2022, si dhe i kishte mirëpritur 160 oficerë nga forcat evropiane të sigurisë për Kupën e Botës në ragbi, të cilat i organizoi Franca vitin e kaluar.

Ndaras, Ministria e Mbrojtjes e Francës u ka kërkuar vendeve të huaja një “numër të vogël” ushtaresh, të cilët mund të ndihmjnë me detyra “shumë specifike” gjatë Lojërave, tha koloneli Pierre Gaudilliere, i cili është zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se vendi i tij do të dërgojë ushtarë në Olimpiadën e Parisit.

Siguria është sfida më e madhe për autoritetet franceze gjatë Olimpiadës së Parisit, i cili është një qytet që është goditur vazhdimisht nga sulme vdekjeprurëse nga ekstremistët islamikë dhe i cili i pret hic më pak se 15 milionë vizitorë nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Qeveria e Francës e ka ngritur vigjilencën e sigurisë në shkallën më të lartë, pas sulmit vdekjeprurës në një sall koncertesh në Rusi, për të cilin e mori përgjegjësinë Shteti Islamik.

Lexo edhe :  Trump pezullon për 90 ditë ndihmat ndërkombëtare: Çfarë dihet deri më tani?

Më shumë se 140 njerëz u vranë nga disa burra të cilët shtinë me armë zjarri ndaj pjesëmarrësve në koncert dhe pastaj ia vunë zjarrin ndërtesës më 22 mars./E.T

Të fundit

Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë në SHBA, tejkalon ChatGPT

Aksionet e gjigantëve të teknologjisë në SHBA kanë pësuar rënie pasi një chatbot me kosto të ulët, i ndërtuar...

Spiropali priti në Kryesinë e Kuvendit reporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit reporterin e Parlamentin Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder. Spiropali e informoi reporterin Schieder mbi...

21-vjeçarja ndërroi jetë vetëm disa ditë pasi u shpall “miss”

Chloe Roberts, vetëm 21 vjeçe, ka ndërruar jetë vetëm disa ditë pasi u kurorëzua “Miss Royal Somerset 2025”. Sipas Daily Mail, Chloe ishte një modele...

“U manipulua shorti”/ Gjykata e Lartë reagon pas deklaratës së Salianjit

Gjykata e Lartë ka reaguar pas akuzave të Ervin Salianjit lidhur me shortin e caktimit të relatorit që do të shqyrtojë rekursin e ish-deputetit...

Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet

Qysh në vitet e para të pluralizmit, Berisha i përdori ish-të përndjekurit politik për t'i hedhur më pas si leckë, atëherë kur nuk i...

Lajme të tjera

Web TV