Anija turistike përplaset me një mur në Danub, mbeten 17 të plagosur në Austri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anije turistike bullgare me më shumë se 160 pasagjerë u përplas me një mur betoni në një port në lumin Danub në Austri, duke shkaktuar lëndime.

Si pasojë e përplasjes 11 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Mediat lokale raportuan se gjashtë persona të tjerë pësuan lëndime më pak të rënda që nuk kërkonin trajtim spitalor.

Rreth 160 pasagjerë ishin në bordin e anijes që udhëtonte nga Bavaria, Gjermani për në qytetin austriak të Linz, tha një zëdhënës i policisë në qytetin e afërt të Efferding.

Incidenti ndodhi gjatë natës në qytetin verior austriak të Aschach an der Donau, tha policia lokale të shtunën në mëngjes.

Anija ishte në gjendje të vazhdonte rrugën e saj pas aksidentit, tha zëdhënësi.

Nuk dihet menjëherë se sa të rënda ishin lëndimet, shtoi zëdhënësi.

Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar./O.S

Të fundit

Ylli Pata: Të vërtetat e vonuara të Edmond Spahos për shkatërrimin e PD

Në një replikë në distancë, ish-deputeti Edmond Spaho me Ilir Alimehmetin, ka pohuar për herë të parë një fakt...

‘Zbutjen’ Trump-Putin, Berisha e sheh si ‘amnisti’ për paratë ruse?!

JAKIN MARENA - Në PD ka një keqkuptim shumë të madh me veten e kjo nuk ndodh për herë të parë! Në kushtet e...

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë për një sulmues të klasit...

Një muze për arbëreshët në Vuno

Muzeu i Arbëreshëve do të ndërtohet së shpejti në Vuno, në vendin nga ku nisi ai eksod! I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës...

Salvini: Macron të shkojë vetë si ushtar, nuk i dërgojmë bijtë tanë në Ukrainë

Ukraina vazhdon të kërkojë siguri nga aleatët, si Amerika dhe Europa, për t’i bërë ballë betejave gjakderdhëse me Rusinë. Megjithëse presidenti amerikan Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV