Video/ U bllokuan në majën e Jezercës, dalin pamjet e shpëtimit të 7 turistëve kroatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë turistët kroatë që ishin bllokuar në majën e Jezercës, tanimë janë shpëtuar.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka ndarë pamje nga operacioni i shpëtimit të turistëve kroatë.

“Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t’i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë. Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit”, shkruan Balla në Facebook.

Fatkeqësisht njëra nga anëtaret e grupit të turistëve, një shtetese 43 vjeçare humbi jetën pasi ra nga një terren i thepisur malor dhe me borë./O.S

 

Të fundit

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj, Napoli po kërkon të bëjë...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Lajme të tjera

Web TV