Merr fund misteri i “Sindromës Havana”? Lidhjet me Rusinë kreun e Kremlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Sindroma Havana” ka qenë prej vitesh i mbuluar nga një hije misteri për sa kohë që nuk dihej shkaku i saj, por duket se kjo ka marrë fund.

Një raport i ri duket se lidh simptomat nga të cilat vuajtën disa diplomatë amerikanë me Rusinë dhe shërbimet e inteligjencës së Putinit.

“Sindroma Havana”, që e ka marrë emrin nga kryeqyteti i Kubës, Havana, aty ku edhe u zbulua rasti i parë në vitin 2016, preku diplomatë amerikanë, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, CIA-s dhe FBI-së.

Ata ankoheshin nga marramendje, dhimbje koke, vështirësi në përqendrim dhe një tingull intensiv dhe të dhimbshëm në veshët e tyre.

BBC raporton se sipas një raporti të ri, kjo sindromë lidhet me armë të cilat funksionojnë me valë zanore të cilat janë përdorur nga shërbimet e inteligjencës ruse.

Moska ka mohuar çdo përfshirje dhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk ka gjasa të fajësohet një fuqi e huaj.

Por në vlerësimin e tyre për “incidentet anormale shëndetësore” – të bëra vitin e kaluar – ata nuk dhanë asnjë shpjegim alternativ.

Hetimi i ri i medias pretendon se operativë nga një njësi e inteligjencës ushtarake ruse, e njohur si 29155, mund të kenë shënjestruar trurin e diplomatëve amerikanë me armë energjetike.

Ai thotë se ka prova që vërtetojnë se anëtarë të njësisë ishin vendosur në qytete anembanë botës në momentet kur personeli amerikan raportoi incidente.

Si pjesë e hetimit, The Insider – një faqe e fokusuar në Rusi – gjithashtu raportoi se oficerët në njësinë 29155 ishin shpërblyer për punën e tyre në lidhje me zhvillimin e “armëve akustike jo-vdekjeprurëse”./e.t

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV