Ndryshimi drastik në peshë, aktorja e famshme tregon se si u dobësua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Rebel Wilson zbuloi se ajo përdori Ozempic për ta ndihmuar në humbjen e peshës së saj. Aktorja e “Pitch Perfect” pranoi se ajo mori ilaçin e diabetit të tipit 2 për mirëmbajtje pasi kishte humbur 36 kilogramë.

“Dikush si unë mund të ketë oreks për ëmbëlsirat, kështu që unë mendoj se ato medikamente mund të jenë të mira”, tha ajo gjatë një interviste me Sunday Times, duke shtuar se nuk e përdor më medikamentin e preferuar të të famshmëve.

44-vjeçarja filloi rrugën e saj drejt shëndetit në 2020 pasi foli me një mjek të fertilitetit i cili i tha asaj se kishte një shans më të mirë për një IVF të suksesshme nëse humbte peshë. Aktorja vendosi të merrte përsipër sfidën për veten e saj, duke filluar ngadalë me shëtitje të gjata dhe një dietë me pak sheqer dhe proteina.

Pasi arriti peshën e saj të synuar, Wilson tha se tani është në një peshë të rehatshme ku ndihet me forma dhe e fortë. Ylli i “Senior Year” ka qenë e sinqertë në lidhje me udhëtimin e saj, madje pranoi në qershor 2023 se ajo fitoi peshë pasi mirëpriti vajzën e saj, Royce Lillian, përmes një surrogate me të fejuarën e saj, Ramona Agruma.

Wilson pritet të japë më shumë detaje rreth humbjes së peshës në librin e saj, i cili do të publikohet më 2 prill. Fragmente nga libri që tashmë janë publikuar zbuluan se ajo humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçare, akuzoi Sacha Baron Cohen për poshtërim në skenë, të cilën ai e mohoi dhe pretendoi se Adele e urren atë./E.Ç

Të fundit

Kandidatja e Berishës, dalë nga Big Brother, i përgjigjet Ramës/ O zemra, ne jemi artista

Aktorja Julia Ilirjani, kandidate për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike i është përgjigjur përmes një videoje...

Së shpejti superkompjuterët për inteligjencën artificiale

Kompania teknologjike ‘Nvidia’ do të prodhojë superkompjuter për Inteligjencën Artificiale. Bëhet e ditur se do të investoje 500 mld $ brenda 4-vjeçarit të ardhshëm...

Miratohen tarifat e reja për energjinë elektrike në Kosovë

Zyra Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE), më 16 prill ka miratuar tarifat e reja energjetike, të cilat janë të rritura për 16.1 për...

16 Maj 1975/ Japonezja Junko Tabei bëhet gruaja e parë që ngjit malin Everest

Duke ndjekur shtegun juglindor, alpinistja japoneze Junko Tabei bëhet gruaja e parë që arrin majën e Everestit, malit më të lartë në botë. I...

Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli

Arjan Hoxha, ish-kandidati për kryebashkiak në Kamëz, ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Sulin. Sipas dokumentit zyrtar të dorëzuar në...

Lajme të tjera

Web TV