Njerëzit në vendin më të lumtur të botës kanë 3 filozofi për punën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finlanda është zyrtarisht vendi më i lumtur në botë për të shtatin vit radhazi, kjo sipas raportit të fundit botëror për matjen e nivelit të lumturisë. Dy faktorë ndikojnë në këtë “trofe” të finlandezëve: niveli i lartë i besimit te shteti dhe institucionet dhe fokusi absolut tek ekuilibri punë-jetë. Por, përtej këtij mentaliteti, duket se edhe në pjesën profesionale, ekzistojnë tre filozofi të suksesshme që finlandezët i përdorin më shpesh për t’u ndierë të motivuar dhe njëherësh të vlerësuar.

#1 “Askush nuk lind profesionist”

Në thelb, kjo shprehje thekson faktin që ka gjithmonë vend për të mësuar gjëra të reja, pasi askush nuk lind i ditur. Ekspertët mendojnë se ndjekja e kësaj filozofie i shtyn njerëzit të besojnë më shumë në përmirësimin e aftësive. Pra, për finlandezët është në rregull të bësh gabime gjatë procesit të të mësuarit dhe punës në përgjithësi.

#2 Të gjithë bashkë për të mirën e kompanisë

Punonjësit në Finlandë mund të kenë role dhe përgjegjësi të ndryshme në një kompani, por kur vjen puna te bashkëpunimi për një projekt apo ngjarje të rëndësishme, ata janë të gjithë bashkë si kontribuues të barabartë në këtë mision. Pra, në kulturën finlandeze të punës, hierarkia është vetëm njëra anë e medaljes kur vjen puna te zhvillimi dhe suksesi në tërësi i kompanisë.

#3 Pavarësisht problemeve, duhet ecur përpara

Tingëllon si një shprehje klishe, sidomos në aspektin profesional ku ka afate për t’u përmbushur dhe detyra të ndryshme. Por, në Finlandë, filozofia e punës në kompanitë më të famshme, por edhe ato më të zakonshmet është të bërit e gjërave në grup dhe ecja përpara, pavarësisht problematikave që dalin rrugës. Në këtë mënyrë, ju ecni përpara me planin, ndërsa të panjohurat dhe problemet nuk bëhen pengesë për përmbushjen e të gjitha objektivave të kompanisë./E.Ç

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV