A ndihmon dushi pas ngrënies në tretjen e ushqimit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi jeni kënaqur me një vakt të bollshëm dhe të shijshëm, një dush i gjatë me ujë të ngrohtë duket si diçka hyjnore! Sidomos për ata që kanë probleme me tretjen, shpesh duhet bërë diçka për të qetësuar ndjesinë e stomakut të trazuar. Por, a ndihmon vërtetë dushi pas një vakti për procesin e tretjes?

“Debati i vjetër nëse duhet bërë dush para apo pas ngrënies ka lënë shumë njerëz në pikëpyetje nëse ka ndikim kjo gjë në tretjen dhe mirëqenien e përgjithshme,” thotë Rohini Patil, nutricioniste. Tretja është një proces kompleks që përfshin zbërthimin e ushqimit në lëndë ushqyese që mund të përthithen nga trupi. Ndërsa ushqimi lëviz nëpër sistemin e tretjes, ai përballet me enzima dhe acide të ndryshme që ndihmojnë në tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese. Procesi rregullohet nga sistemi nervor autonom, i cili kontrollon funksionet e pavullnetshme trupore, duke përfshirë tretjen.

A mund të ndihmojë dushi pas ngrënies në tretje?

Përgjigjja për këtë është pak më e ndërlikuar nga sa mund të mendohet. Nga njëra anë, dushi menjëherë pas ngrënies mund të prishë procesin e tretjes. Ai e bën këtë duke devijuar rrjedhën e gjakut nga stomaku dhe zorrët në sipërfaqe të lëkurës duke sjellë shpesh probleme.

Mohammad Fahad Ali, mjek gastrolog në qendrën e shëndetit Oswego Health, shpjegon se temperatura e trupit tonë rritet pas dushit, ndërsa gjaku drejtohet nga sistemi tretës. Pra, bërja e një dushi të ngrohtë menjëherë pas ngrënies mund të largojë gjakun nga organet që punojnë në tretjen tonë në lëkurën tonë, duke shkaktuar simptoma të tilla dhimbje dhe siklet në stomak.

Dushi i nxehtë ka edhe anë të tjera negative për tretjen. Studimet tregojnë se uji i nxehtë largon vajrat natyrale dhe enzimat që ndihmojnë në përthithjen e lëndëve ushqyese dhe çojnë në humbje të ujit dhe dehidratim.

Lexo edhe :  Shenjat që tregojnë se trupit i duhet të pushojë dhe çlodhet

A është më mirë një dush i ftohtë pas ngrënies? Mjekët thonë se dushi i ftohtë nuk e ridrejton gjakun nga sistemi ynë tretës dhe studimet tregojnë se dushi i ftohtë mund të nxisë metabolizmin, duke mundësuar tretje më të shpejtë të ushqimit. Por, dushi i ftohtë mund të ngushtojë dhe enët e gjakut dhe të ngadalësojë tretjen, duke ndërhyrë potencialisht në tretje./E.Ç

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV