Siri/ Rrafshohet me raketa konsullata iraniane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmi praktikisht e shkatërroi ndërtesën ngjitur me ambasadën e republikës Islamike, duke ngjallur zemërimin e Teheranit që kërcënon me hakmarrje. Qeveria siriane reagoi po ashtu ashpër, ndërsa ushtria izraelite nuk ka reaguar deri më tani. “Gjenerali Mohammad Reza Zahedi, komandant i lartë i trupave të IRGC-së, ra martir nga një sulm i luftëtarëve të regjimit sionist ndaj konsullatës së Iranit në Damask”, raportoi televizioni shtetëror iranian.

Një burim ushtarak u tha agjencisë zyrtare të lajmeve në Siri se raketat izraelite u lëshuan nga Lartësitë e pushtuara Golan. Sistesmi siriane i mbrojtes raketore ka interceptuar disa prej tyre, por jo të gjitha, e kjo ka bërë që një pjesë e raketave të godisnin atë që duket ishte shënjestra e tyre, duke e “shkatërruar plotësisht ndërtesën” dhe duke i vrarë dhe plagosur “të gjithë që ishin brenda”.

Irani ndërkohë pretendon se  konsullata u godit nga gjashtë raketa të lëshuara nga avionë luftarakë F35. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, reagoi duke thënë se Uashingtoni “është i shqetësuar nga cdo përshkallëzim i mundshëm i situatës apo episode që shkakton rritje të konfliktit në rajon”.

Teherani ka një prani të madhe ushtarake në Siri. Izraeli ka kryer herë pas herë sulme kundër objekteve të lidhura me Iranin në këtë vend, shpesh duke i vënë në shënjestër krerët e IRGC-së./O.S

Të fundit

Rama tregon ‘sekretin’ e fitores më 11 maj: Më ndihmoi BE

Si asnjë forcë tjetër politike dhe asnjë Kryeministër në historinë demokratike të Shqipërisë, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama...

Milani dështoi ta blinte! Interi siguron mbrojtësin e Manchester City

Interi ka arritur akordin me Manchester City për mbrojtësin Manuel Akanji. Zvicerani do të transferohet në Milano në formë huazimi për 2 mln euro. Interi...

Berisha: Kartelet e drogës po përleshen për postin e ministrit të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama deri më tani ka heshtur për emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga ai, Sali Berisha flet me emra teksa...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

PD nuk di të ndryshojë, vijon avazin me “farsën elektorale”

Koalicioni PD-ASHM ka depozituar sot, më 1 shtator 2025, një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, ku kundërshton rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit,...

Lajme të tjera

Web TV